Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vodafone Club: Paguaj minutën e parë dhe përfito telefonata pa kufi, falas
English

Vodafone Club: Paguaj minutën e parë dhe përfito telefonata pa kufi, falas

Tiranë, 9 Nëntor NOA Update - Kompania celulare Vodafone Albania informoi sot pasdite se po prezanton për abonentët e saj të Vodafone Club "një ofertë jashtëzakonisht të veçantë që do t'i japë më shumë jetë komunikimit brenda grupit më të madh të komunikimit në Shqipëri".

Duke kryer një thirrje drejt një anëtari të VF Club, paguani për minutën e parë dhe çdo thirrje përgjatë së njëjtës ditë me çdo numër brenda grupit do të jetë krejtësisht falas dhe pa asnjë lloj kostoje të fshehur, - bën të ditur kompania.

Ajo sqaron se të gjithë anëtarët e Vodafone Cub mund të telefonojnë në numrin 143 për të aktivizuar ofertën për një javë. Kostoja e pajtimit është 200 lekë (përfshirë TVSH).

Pas aktivizimit të ofertës abonentët mund të fillojnë të kryejnë thirrje brenda grupit dhe të përfitojnë nga kjo ofertë e leverdisshme.

Kompania thotë se kjo ofertë mund të aktivizohet deri në 4 herë brenda muajit.

Kurse thekson se ajo qëndron pranë klientëve të saj dhe ju jep atyre mundësinë që të kontrollojnë shpenzimet e tyre për komunikim dhe në të njëjtën kohë të përfitojnë nga ofertat më të mira në treg.

Kjo është pjesë e konceptit "Power to You" përmes të cilit Vodafone e vendos klientin në qendër të gjithçkaje që realizon duke iu dhënë atyre fuqinë për të menaxhuar komunikimin e tyre duke përfituar shërbime të lira cilësia e të cilave është e përherë e besueshme.

Kompania informoi se kjo ofertë do të jetë e vlefshme prej datës 9 nëntor 2009 deri 6 dhjetor 2009.

Më tepër informacion mbi ofertën mund të gjeni në krye të faqes së NOA në spotin publicitar.

Informacion dhe këshillim mund të merret edhe në çdo dyqan të Vodafone.

f.sh/NOA

KOMENTE