English

ZMK, presion rektorit të Universitetit të Kamzës për kërkesat e studentëve

Tiranë, 9 nëntor, NOA - Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve ka vendosur sot që të dalë publikisht në mbrojtje të çështjes dhe kërkesave të studentëve të Universitetit Bujqësor të Kamzës, të cilët janë futur në grevë urie.

Drejtuesit e saj bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se sot, së bashku me përfaqësues të studentëve të këtij universiteti, do t'i paraqesin rektoratit detyrimet ligjore që ka për plotësimin e kërkesave të ligjshme të studentëve.

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve është e autorizuar për mbrojtje ligjore nga studentët e grevës së urisë pranë këtij universiteti.

Ajo bën me dijeni se në rast të mosplotësimit të kërkesave të ligjshme të studentëve nga ana e rektorit, ZMK do t'i paraqesë ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj kërkesën për shkarkimin e rektorit, pasi ka shkelur ligjin dhe dëmtuar në mënyrë të qëllimshme studentët.

"Kjo në bazë të ligjit 9741 të datës 21.5.2007, për Arsimin e Lartë i ndryshuar me ligjin 9832 të datës 12.11.2007, neni 64", sqaron zyra e ZMK-së lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE