Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Burrë e grua rrihen me njëri-tjetrin, të dy denoncojnë në polici: Jam viktima
English

Burrë e grua rrihen me njëri-tjetrin, të dy denoncojnë në polici: Jam viktima

Tiranë, 10 nëntor NOA - Një çift bashkëshortësh rrihen me njëri-tjetrin dhe më pas secili prej tyre bën denoncim në polici.

Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme kur rreth orës 10:30 38-vjeçari Luan N, banues në Institutin Bujqësor në Kamës të Tiranës ka denoncuar bashkëshorten e tij Xhemile N. 35-vjeçe se e ka dhunuar.

Sipas dëshmisë së 38-vjeçarit, gruaja e ka rrahur para banesës duke e dëmtuar rëndë në dorë.

Policia e habitur nga kjo ngjarja vihet në lëvizje për të arrestuar gruan dhunuese por vetëm 30 minuta më vonë detyrohet të regjistrojë një tjetër kallëzim.

Kësaj radhe ishte bashkëshortja e 38-vjeçarit e cila ishte jo pak e rrahur.

Ajo denoncoi burrin se i ka shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe ndodhej në spital.

E gjendur përballë dy denoncimeve policia vendosi të hetojë në gjendje të lirë dy bashkëshortët për të njëjtën veprën penale atë të "plagosjes së lehtë me dashje".

Burime nga policia thanë se 38-vjeçari Luan N, ishte i ndërgjegjshëm se nuk ia kishte lënë "mangët' dajakun gruas por nga ana tjetër nuk ka nguruar atë edhe ta denoncojë.

Kështu edhe gruaja jo vetëm që i është kundërpërgjigjur me dhunë bashkëshortit të saj por edhe ka kryer kallëzim ndaj tij.

k.k/NOA

Â

KOMENTE