Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fluturimet nga Kukësi, nisin negociatat
English

Fluturimet nga Kukësi, nisin negociatat

Tiranë, 10 nëntor NOA - Ministria e Transportit do të nisë këtë muaj negociatat me kompaninë konçesionare Tirana Aeroport Partners, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje për të vënë në punë aeroportin e Kukësit.

Kompania gjermane që ka marrë me konçesion aeroportin e Rinasit ka eskluzivitetin e fluturimeve.

Në këto kushte, vetëm në rast se ajo do të lëshojë pe aeroporti i Kukësit mund të vihet në punë. Ministri Sokol Olldashi ka pranuar sot se brenda këtij muaji do të nisin bisedimet për të arritur një marrëveshje.

Sipas tij është gjetur mirëkuptimi i kompanisë konçesionare për të vënë në punë jo vetëm aeroportin e Kukësit por edhe atë të Sarandës, që qeveria ka në plan të ndërtojë.

Sipas të dhënave nga ministria punimet në aeroportin e Kukësit kanë përfunduar prej kohësh dhe pista është brenda të gjitha kushteve teknike dhe të sigurisë, për pritur ulje- ngritjet e avionëve.Â

Për ndërtimin e aeroportit të Kukësit janë shpenzuar më shumë se 22 milionë dollarë, por fillimi i fluturimeve nga ky skaj verior i vendit mbetet ende në pikëpyetje.

Ky aeroport është nën administrimin e qeverisë shqiptare.

r.l/NOA

KOMENTE