Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:14094458:SSL routines:ssl3_read_bytes:tlsv1 unrecognized name in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Ballkani në BE, nga procesi përfitojnë të dyja palët
English

Meta: Ballkani në BE, nga procesi përfitojnë të dyja palët

Bruksel, 10 Nëntor NOA-Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ka deklaruar në Bruksel se procesi i integrimit të rajonit të Ballkanit në Bashkimin Evropian do t'i shërbejë të dyja palëve, që për rajonin do të thotë progres, stabilitet dhe prosperitet dhe për BE-në më shumë siguri dhe plotësi.

Gjatë fjalës së tij mbajtur në konferencën e nivelit të lartë mbi Prespektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor, Meta theksoi se Traktati i ri Evropian dhe fryma e re e bashkëpunimit që ai do të nxisë, do të jenë në dobi të proceseve tona integruese.

Meta theksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për thellimin e mëtejshëm të reformave dhe forcimin e bashkëpunimit në kuadër të proceseve integruese rajonale.

"Integrimi në BE është një proces reciprokisht sfidues. Sfida jonë është të tejkalojmë vetveten në të gjitha kuptimet, si me reformat e brendshme ashtu edhe në marrëdhëniet rajonale", u shpreh z. Meta.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe shumë personalitete nga rajoni dhe Komisioni Evropian si Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Zv. Kryeministri i Serbise, Zv. Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Drejtori për Ballkanin pranë Komisionit Evropian, etj.

m.i/NOA

KOMENTE