Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mot i keq sërish në rang vendi, reshjet e shiut po nisin të pasohen me të dëborës
English

Mot i keq sërish në rang vendi, reshjet e shiut po nisin të pasohen me të dëborës

Tiranë, 10 nëntor, NOA - Moti i keq është sërish i pranishëm në të gjitha rrethet e vendit, i shoqëruar me temperatura të ulëta dhe problematika të krijuara për shkak të përmbytjeve të fundit.

Lajmi bëhet me dijeni nga shërbimet meteorologjike, të cilat shtojnë edhe se reshjet e shiut në disa nga komunat e vendit sot janë zëvendësuar me ato të dëborës, duke i shtuar në këtë mënyrë pasojat e shirave të ditëve të fundit.

I gjithë qarku i Dibrës rezulton i mbuluar nga reshjet e borës, sikundër bëhet me dijeni nga korrespondentët se dëborë ka rënë gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm edhe në Mat, Bulqizë apo Peshkopi.

Ndërkaq, në Lezhë është përmirësuar situata pas reshjeve të shiut të fundjavës, duke shënuar një rënie të nivelit të ujërave, megjithatë ka ende probleme në Barbullojë dhe lagjen SMT.

Gjithsesi, hektarë të tërë toke vazhdojnë të mbeten nën ujë, ndërsa shumë banesa janë ende të përmbytura.

n.e/NOA

Â

KOMENTE