English

Rasmusen-Meta në Bruksel:Shqipëria, faktor paqeje në rajon

Bruksel, 10 Nëntor NOA-Si vendi më i ri anëtar i misionit ushtarak NATO, Shqipëria ka siguruar drejtuesit e kësaj force të madhe shumëkommbëshe se do të plotësojë standardet për të qenë anëtare e denjë e saj.

Ka qenë ministri i Jashtëm, Ilir Meta i cili gjatë vizitës në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATOs, z. Anders Fogh Rasmussen, ka shprehur angazhimin e qeverisë Â në kuadër të Operacionit të ISAF, duke kontribuar në Afganistan, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë, bashkëveprimit dhe kontributit civil për rindërtim.

Meta rikonfirmoi gatishmërinë e Shqipërisë për të kontribuar për paqen dhe sigurinë si vend anëtar i NATOs dhe nënvizoi rolin konstruktiv të politikës së saj në rajon.

Â

Â

Sekretari i Përgjithshëm Rasmussen, shprehu vlerësimin e tij për kontributin konstruktiv të Shqipërisë në të gjitha nivelet e strukturave të Aleancës, veçanërisht në drejtim të garantimit të sigurisë në Afganistan.

Rasmussen vlerësoi gjithashtu edhe politikën rajonale të Shqipërisë duke theksuar se qëndrimi i Qeverisë shqiptare për çështjen e Kosovës ka qenë një kontribut i madh për garantimin e paqes dhe stabilitetin në rajon.

m.i/NOA

KOMENTE