Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tension mes dy Koreve, forcat detare shkëmbejnë zjarr me njëra-tjetrën
English

Tension mes dy Koreve, forcat detare shkëmbejnë zjarr me njëra-tjetrën

Seul, 10 nëntor, NOA - Një tension i vërtetë është ndjerë mes dy Koreve në mëngjesin e sotëm pasi anijet e dy vendeve kanë shkëmbyer zjarr me njëra-tjetrën në det të hapur.

Me pretekstin e kalimit të kufirit të një anije të Koresë së Veriut, forcat detare të Koresë së Jugut kanë hapur zjarr pa u menduar gjatë duke shënuar një incident të ri mes dy vendeve që prej vitesh janë nën tension të vazhdueshëm diplomatik.

Njoftimet paraprake nga mediat vendase, pohojnë se shkëmbimi i zjarrit e la anijen e patrullimit koreano-veriore të dëmtuar keq, por nuk dihet nëse ka patur të plagosur në anijen e Phenianit.

Koreano-jugorët e kanë justifikuar sulmin e tyre me prekjen e kufirit të vendit, pasi një anije koreano-veriore kaloi kufirin detar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Incidenti ndodh ndërkohë që presidenti Barak Obama do të vizitojë rajonin këtë javë, ndërkaq, muajin e kaluar, flota detare e Koresë së Veriut akuzoi Seulin se po dërgonte anije lufte përgjatë kufirit për të nxitur tensionet dhe paralajmëroi se veprime të tilla mund të çojnë në shkëmbime zjarri.

n.e/NOA

KOMENTE