Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Trajkoviç, thirrje serbëve për të hyrë në zgjedhje: Ndryshe do ikim nga Kosova
English

Trajkoviç, thirrje serbëve për të hyrë në zgjedhje: Ndryshe do ikim nga Kosova

Prishtinë, 10 nëntor, NOA - Udhëheqësja e serbëve të Kosovës Qendrore, Rada Trajkoviç, u bën thirrje serbëve të Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, pasi sipas saj, ato paraqesin një rast për mbijetesën e serbëve në hapësirat e Kosovës.

"Në të kundërtën, serbët do të detyrohen të ikin prej saj", mësohet të jetë shprehur ajo gjatë një interviste për këtë çështje.

Ajo vlerëson se serbët e Kosovës kanë nevojë të fitojnë një udhëheqësi që do të jetë e pranuar dhe që do të vendosë kushtet për Beogradin, Prishtinën dhe bashkësinë ndërkombëtare, gjë e cila sipas saj, do të ishte në funksion të mbrojtjes së serbëve dhe të interesave të tyre.

"Fillimisht mendoj se serbëve në hapësirat e Kosovës u duhet një institucionalizim i njohur ndërkombëtarisht që do të jetë legjitim dhe ligjor. Dhe, gjithashtu u duhen proceset politike brenda vetë bashkësisë serbe", sqaron ajo.

Më pas, shton se nëse Beogradi iu thotë institucioneve të caktuara, si janë shkollat, që kryesisht kanë qenë vende për votime, se nuk mund të dilet, atëherë me siguri do të jetë ky rasti i vetëm që serbët të dëshmojnë vullnetin e tyre demokratik.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE