English

Trajneri Rafael Benitez: Jam 100 për qind i sigurt për Liverpulin në Premier Ligë

Tiranë, 10 Nëntor NOA - Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez është 100 për qind i sigurt se skuadra e drejtuar prej tij do të luftojë deri në fund të edicionit, për të fituar titullin kampion në Premier Ligë.

Të Kuqtë janë në mes të krizës dhe kanë shënuar vetëm një fitore, nga tetë ndeshjet e fundit që kanë luajtur deri tani.

Para ndeshjes me Birmingemin, Liverpuli ndodhej plot 12 pikë poshtë Çelsit, në Premier Ligë.

"Mund të shihni tabelën e klasifikimit dhe prapë mendoj se nuk është ndonjë diferencë e madhe", - theksoi Rafa Benitez.

"Jam 100 për qind i sigurt se do t'ia dalim mbanë edhe në të ardhmen për të marrë maksimumin", - thekson më tej trajneri i Liverpulit.

e.l/NOA

KOMENTE