English

Vendimi, Federata Angleze e Futbollit fal Runin pas akuzave

Tiranë, 10 Nëntor NOA - Federata Angleze e Futbollit vendosi që të mos e dënojë sulmuesin Mançester Junajtid, Uejni Runi pasi theksoi në mediat angleze se Çelsi luajti me "12 lojtarë" në ndeshjen e fundit, ku përfshinte edhe gjyqtarin e ndeshjes Atkinson.

Komenti do të thoshte se gjykimi ka qenë në favor të kundërshtarit, çka vë në dyshim rolin e gjyqtarit dhe Federata Angleze nuk lejon që të veprohet në këtë mënyrë.

Federata ka paralajmëruar Runin, se në të ardhmen do të gjobitet nëse vazhdon që të kontestojë gjykimet.

Rezultati i ndeshjes së fundit mes Çelsit dhe Mançester Junajtid është vendosur në fund të ndeshjes, pas ndërhyrjes së gjyqtarit që dha një penallti në favor të vendasve.

Xhon Terri dhe Frenk Lampard kombinuan me njëri-tjetrin dhe i siguruan maksimumin Liverpulit, në ndeshjen e djeshme të Premier Ligës.

Edhe trajneri Aleks Ferguson tha se vendimi ishte i papërgjegjshëm dhe tepër radikal në dëm të Mançester Junajtid.

Çelsi kryeson me pesë pikë më shumë, pas fitores 1-0 në ndeshjen direkte ndaj të Djajve të Kuq.

e.l/NOA

KOMENTE