English

Atentat në Tufinë, ekzekutohet 38-vjeçari dhe zhduket autori

Tiranë, 11 Nëntor NOA - Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në periferi të Tiranës, ku një person i ka marrë jetën në rrethana ende të paqarta një tjetri, informojnë për agjencinë NOA, burime policore.

Ngjarja ka ndodhur rrugës duke shkuar në Tufinë, kur 38-vjeçari Arben Hamdi Visha, lindur e banues në Tufinë, po shkonte për në shtëpi sonte në orën 20.50, i thanë NOA-s, burime zyrtare

nga drejtoria e Policisë së Tiranës, që i referohen të dhënave të para nga grupi hetimor që sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e para rezulton se viktima ishte duke lëvizur më këmbë, kur në rrethana të paqarta, është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë duke marrë plagë të rënda.

Njerëz që janë afruar me të dëgjuar të shtënat, kanë shpejtuar ta dërgojnë të plagosurin për ndihmë mjekësore, por ai ka ndërruar jetë vetëm pak çaste pasi ishte nisur për në spitalin më të afërt.

Policia dyshon se një person i vetëm ka kryer vrasjen, por ende është e vështirë të dilet me dyshime për motivet e saj.

f.sh/NOA

KOMENTE