Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në qeli për vrasjen e Azem Hajdarit, Jaho Mulosmani dënohet edhe për 2 vrasje
English

Në qeli për vrasjen e Azem Hajdarit, Jaho Mulosmani dënohet edhe për 2 vrasje

Tiranë, 11 nëntor NOA - Jaho Salihi - Mulosmani i dënuar për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari është dënuar sot me burgim përjetë për dy ngjarje të ndodhura në qytetin e Tropojës.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Petrit Çomo e kanë shpallur fajtor Mulosmanin, për vrasjen me dashje të Bislim Hykës dhe Isuf Bashkurtit, ngjarje e ndodhur në vitin 1999.

I pandehuri ka përfituar ulje dënimi për arsye se ishte duke u gjykuar me gjykim të shkurtuar ashtu siç ishin aktet e paraqitura nga prokuroria.

Përfundimisht me uljen e një të tretës së dënimit, Mulosmani u dënua me 25 vjet burgim.

Gjykata i ka bashkuar dy vendimet në ngarkim të Mulosmanit, vendimin e sotëm dhe vendimin e dhënë për vrasjen e Hajdarit.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore prokurori i kërkoi gjykatës dënimin e Mulosmanit me burgim përjetë, ndërsa mbrojtësi i tij kërkoi pafajësinë e klientit të tij, i cili nuk ishte prezent në seancë.

Ngjarja për të cilën akuzohet Mulosmani ka ndodhur më 4 gusht të vitit 1999 në qendër të Tropojës.

Si pasojë e një atentati me mina me telekomandë në fshatin Cerrnicë vriten Halil Haklaj dhe Feriz Kërnaja, si dhe plagosen Fatmir Haklaj dhe Fatmir Daka.

Pak orë më pas, në qendër të qytetit të Tropojës vriten me breshëri plumbash Bislim Hykën dhe Isuf Bashkurtin.

Nga hetimet e kryera rezultoi se autor i kësaj ngjarjeje ishte i pandehuri Jaho Mulosmani, i cili kishte detyrën e shefit të rendit në Komisariatin e Policisë së Tropojës.

Sipas prokurorisë Mulosmani kishte qëlluar mbi viktimat në shenjë hakmarrjeje, pasi bënte përgjegjës të afërmit e Hykës, për vrasjen e Halil Haklajt dhe Feriz Kërnajës.

f.sh/NOA

Â

KOMENTE