English

Përvjetori i ish-liderit palestinez Jaser Arafat, sot mbushen 5 vjet nga vdekja e tij

Gaza, 11 nëntor, NOA - Sot mbushen 5 vjet që prej ndarjes nga jeta të ish-liderit palestinez, Jaser Arafat dhe Palestina është përgatitur që ta përjetojë këtë përvjetor mes ceremonish të ndryshme.

Lidhur me këtë ditë, bëhet me dijeni se presidenti aktual i palestinezëve, Mahmud Abbas do të mbajë një fjalim të veçantë në Rramallah.

Jaser Arafat, i njohur si lideri shpirtëror dhe luftarak i Palestinës për dekada të tëra në kauzën e tyre për liri, udhëhoqi popullin palestinez derisa ai u nda nga jeta në një spital të Parisit 5 vjet më parë.

Ai tani pasohet në postin e presidentit të Autoritet Palestinez nga Mahmud Abbas.

n.e/NOA

KOMENTE