Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tajlanda Kamboxhias: Ekstradoni ish-kryeministrin tonë se ai meriton burg
English

Tajlanda Kamboxhias: Ekstradoni ish-kryeministrin tonë se ai meriton burg

Bangkok, 11 nëntor, NOA - Kamboxhia dhe Tajlanda janë duke përjetuar një krizë të thellë diplomatike mes tyre.

Gjithçka ka nisur me mbajtjen nga ana e Kamboxhias të ish-kryeministrit tajlandez, Thaksin Shinavatra, i cili për Bangkokun zyrtar figuron si një person në arrati i cili duhet të ekstradohet menjëherë.

Thaksin u rrëzua nga posti përmes një grushti shteti tre vjet më parë dhe u dënua në mungesë për konflikt interesash dhe nëse kthehet në Tajlandë, ai do të përballet me dy vjet burg, siç edhe është dënuar në mungesë.

Por ai duket se ka zgjedhur që ta përdorë Kamboxhian si një bazë strehimi pasi vendi i tij i orfon vetëm burgun sapo të kthehet.

Prania e tij vetëm në anën tjetër të kufirit është një burim irritimi dhe shqetësimi potencial për qeverinë aktuale tajlandeze.

Nga ana e tyre, autoritetet kamboxhiane e mbrojnë ish-kryeministrin tajlandez, duke pohuar se akuzat ndaj tij kanë qenë të motivuara politikisht.

n.e/NOA

KOMENTE