Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Familjarët e Gërdecit paditin shtetin shqiptar në Strasburg
English

Familjarët e Gërdecit paditin shtetin shqiptar në Strasburg

Tiranë, 12 nëntor NOA - Zamira Durdaj, një nga trashëgimtaret ligjore të viktimave të Tragjedisë së Gërdecit më 15 Mars 2008 ka vendosur të padisë shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut.

Me këtë kërkesë thotë se ajo bashkë me trashëgimtarët e tjerë ligjorë duam të paraqesim ankim kundër Shqipërisë, kundër vendimit nr. 66, datë 15. 7. 2009 të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u vendos moskalimi në seancë i çështjes së ngritur prej tyre.

Po ashtu, familjet e Gërdecit shprehen kundër vendimit nr. 6, datë 22. 05. 2009 të Gjykatës së Lartë, me të cilin pa na verifikuar si palë në proces na kanë veçuar, duke na hequr të drejtën për një proces të rregullt ligjor. (Neni 6, i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut)Â

"Meqënëse vendimet e sipërcituara përbëjnë shkelje të drejtpërdrejtë të neneve të Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut, dhe pasi i kemi sterruar mjetet e brendshme ligjore, kërkojmë që të paraqesim aplikimin para gjykatës tuaj, brenda afatit gjashtë mujor dhe për këtë arsye kërkojmë, që të pajisemi me kopje të formularit përkatës dhe të numrit për dosjen tonë", - thuhet në përfundim të kërkesës.

e.l/NOA

Më poshtë vijon kërkesa e plotë:

Monsieur le Greffier de la

Cour européenne des Droits de l'Homme

Conseil de l'Europe

F-67075 STRASBOURG CEDEX

FRANCEÂ

I nderuar Zotëri,Â

Unë, aplikuesja Zamira Durdaj, jam një nga trashëgimtaret ligjore të viktimave të Tragjedisë së Gërdecit (15 Mars 2008), në Shqipëri, e legjitimuar si e tillë, bashkë me të tjerët, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe e paraqitur si palë në gjykim në Gjykatën e Lartë, të Republikës së Shqipërisë.Â

Me këtë kërkesë Ju drejtohem, pasi unë bashkë me trashëgimtarët e tjerë ligjorë duam të paraqesim ankim kundër Shqipërisë, para kësaj Gjykate të nderuar dhe përkatësisht kundër vendimit nr. 66, datë 15. 7. 2009 të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u vendos moskalimi në seancë i çështjes së ngritur nga ne, kundër vendimit nr. 6, datë 22. 05. 2009 të Gjykatës së Lartë, me të cilin pa na verifikuar si palë në proces na kanë veçuar, duke na hequr të drejtën për një proces të rregullt ligjor. (Neni 6, i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut)Â

Meqenëse vendimet e sipërcituara përbëjnë shkelje të drejtpërdrejtë të neneve të Konventës Evropiane të Drejtave të Njeriut, dhe pasi i kemi shteruar mjetet e brendshme ligjore, kërkojmë që të paraqesim aplikimin para Gjykatës Tuaj, brenda afatit gjashtë mujor dhe për këtë arsye kërkojmë, që të pajisemi me kopje të formularit përkatës dhe të numrit për dosjen tonë. (Çështja: Durdaj, etj. kundër Shqipërisë)Â

Me shprehjen e konsideratës së lartë,Â

Zamira DURDAJÂ Gërdec/ Vorë/ Tirana/ Albania

KOMENTE