Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fituesja e Marie Krajës Evis Mula, fiton audicionin në La Scala
English

Fituesja e "Marie Krajës" Evis Mula, fiton audicionin në "La Scala"

Tiranë, 12 Nëntor NOA - Fat i mbarë i ka prirë Evis Mulës këto ditë. Përfundimisht Festivali Ndërkombëtar "Marie Kraja" edhe kësaj here qëlloi një ogur i mirë, nga ato që hap dyert e karrierës.

Natën e fundit të festivalit, kur sopranoja shqiptare fitoi çmimin e madh "Marie Kraja", drejtori artistik i teatrit "La Scala", Luca Targetti, - anëtar në jurinë e këtij viti, - bëri ftesën zyrtare:

Evis Mula dhe sopranoja kosovare Besa Llugiqi ishin përzgjedhur nga drejtori prej 13 vjetësh i teatrit më të famshëm në botë, për një audicion në La Scala.

"Gjeta elementë interesantë dhe artistë mjaft të përgatitur", tha pas festivalit Luca Targetti dhe shtoi: "Dhe kjo për mua ishte surprizë. Sigurisht një nga qëllimet e vizitës time, përveçse për të qenë në jurinë e nderuar të festivalit "Marie Kraja", ishte edhe zbulimi i talenteve të reja për teatrin tonë".

Audicioni zhvillohej këto ditë ndaj, jo më larg se dy ditë pas festivalit, Mula fluturoi drejt Milanos.

Dhe pas audicionit ka mbërritur lajmi se shqiptarja ka fituar. Evis Mula ka merituar kështu të drejtën për të ndjekur për gjashtë muaj Akademinë e famshme të "La Scala"-s.

Çka nuk nënkupton vetëm leksione, por edhe interpretime rolesh në skenën aq të lakmuar për artistë të nivelit botëror.

Pas kësaj, nëse gjithçka ecën mbarë, Evisin e pret edhe një shkollë dy vjeçare në Akademinë e njohur.

Gjë që nënkupton një karrierë e nisur mbarë, starti i së cilës është shënuar pikërisht në skenën e festivalit që organizohet nga producentja Zana Çela.

Një festival që tashmë ka hyrë në axhendën ndërkombëtare të aktiviteteve operistikë dhe që përgjatë dhjetë viteve të zhvillimit të tij ka gdhendur emrat e shumë artistëve, që sot kanë fituar famë në mbarë botën e që fillimet i kanë pasur pikërisht aty.

Një aktivitet i nisur si fillim për t'iu ofruar një shans artistëve të rinj shqiptarë, por që në vitin e dytë të jetës gjeneroi talente, jo vetëm për skenën tonë, por dhe për skenat evropiane të operës.

Shumë këngëtarë të rinj të talentuar, të cilët e kanë filluar karrierën e tyre së pari në festivalin shqiptar, të stimuluar nga juria ndërkombëtare e tij, - të gjithë personalitete të rëndësishëm, që drejtojnë opera kombëtare e agjenci prestigjioze, - sot interpretojnë në skenat më të rëndësishme botërore, që nga "Metropolitan" i Nju Jorkut, "La Scala", Opera e Vjenës, Barcelonës, etj.

E këta nuk janë vetëm shqiptarë, si Josif Gjipali, Orjana Kurteshi, Marjana Leka, Erjona Gjyzeli, por dhe italianë, belgë, koreanë, etj., si Vincenso Taormina, Simone Piaçola, Hyoung Kong, etj.

Skena shqiptare do të mbetet për ta si starti i karrierave të tyre të suksesshme botërore. E njëjta gjë vlen edhe për fituesen e këtij viti.

Trofeu i edicionit të dhjetë të Festivalit Ndërkombëtar i Vokalit Operistik "Marie Kraja" mbeti në Shqipëri.

Çmimin e madh e fitoi Evis Mula, rruga e së cilës duket e destinuar të ecë mbarë ashtu siç ka ndodhur me paraardhësit e saj që e kanë nisur në skenën e tij.

Shansi i parë për të ishte audicioni në La Scala, ndërsa tani shkolla në Akademë e këtij teatri. Thënë ndryshe "Marie Kraja" i hapi rrugën e karrierës edhe një tjetër artisteje të re.

a.c/e.r/NOA

KOMENTE