Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Goditje me thika në mjediset e shkollës, 14-vjeçari plagos shokun e tij të klasës
English

Goditje me thika në mjediset e shkollës, 14-vjeçari plagos shokun e tij të klasës

Korçë, 12 nëntor, NOA - Eshtë përsëritur sërish në një shkollë 9-vjeçare incidenti i goditjeve me thika mes nxënësve, pas atij të ndodhur dy muaj më parë në shkollën 9-vjeçare "Bajram Curri" në Tiranë i cili i rrezikoi jetën një 14-vjeçari.

Duket se megjithë masat e publikuara nga organet e policisë pas kësaj ngjarje për mos mbajtjen në mjediset e shkollës nga ana e nxënësve të sendeve të forta si thika apo mjete mprehëse, raste të tilla po përsëriten duke rrezikuar të kthehen në tragjedi mes të miturve.

Burimet policore të Korçës konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se incidenti i radhës me thika mes dy nxënësve të mitur ka ndodhur në shkollën 9 vjeçare të shkollës së fshatit Volçisht.

Shkak për të u bë një konflikt që nxënësi i klasës së tetë inicialet V. Ç, i cili u shoqërua me një goditje thike ndaj shokut të tij të klasës, 13-vjeçarit me inicialet E. M.

Bëhet me dijeni se i dëmtuari ndodhet në spitalin e Korçës dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori për shkak të moshës së mitur do të ndiqet në gjendje të lirë.

Autoritetet policore kryen lidhur me këtë ngjarje veprimet proceduriale për veprën penale të "Plagosjes së lehtë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga neni 279 dhe 89 të Kodit Penal, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE