Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakra e Durrësit, ekstradohet nga Holanda njëri prej autorëve
English

Masakra e Durrësit, ekstradohet nga Holanda njëri prej autorëve

Tiranë, 12 nëntor NOA - Ekstradohet nga Holanda një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Sokol Aliaj 31-vjeç nga Fieri është ekstraduar sot nga Amsterdami i Holandës sepse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, më datë 1 nëntor të vitit 2007, e ka dënuar me 20 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes në rrethana cilësuese", në bashkëpunim.

Ngjarja për të cilën akuzohet Sokol Aliaj ka ndodhur në vitin 2004 në Durrës kur ai bashkë me vëllain e tij dhe dy persona të tjera kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe më pas kanë vrarë 37-vjeçarin Robert Mitro. Aliaj u arrestua më 9 tetor të vitit 2008 në Holandë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë gjë e cila u realizua ditën e sotme.

k.k/NOA

Â

KOMENTE