Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nisin regjistrimet në DND për studentët e Kamzës, zbatohet vendimi i ministrisë
English

Nisin regjistrimet në DND për studentët e Kamzës, zbatohet vendimi i ministrisë

Kamëz, 12 nëntor, NOA - Ka nisur sot nga zbatimi vendimi i mbrëmshëm të komunikuar nga ministria e Arsimit dhe Shkencës për lejimin e regjistrimit të studentëve grevistë të universitetit Bujqësor të Kamzës në nivelin e Diplomave të Nivelit të Dytë.

Situata në mjediset e këtij universitetit sot në mëngjes paraqitet e qetë, ndryshe nga një ditë më parë kur studentët pushtuan derën e tij dhe bojkotuan mësimin, duke provokuar edhe ndërhyrjen e forcave policore për të stabilizuar situatën.

Madje studentët grevistë, të cilët tashmë e kanë ndërprerë atë, pohojnë se figurojnë të regjistruar në nivelin DND.

Por nga vendimi i qeverisë duket se nuk kanë mbetur që të gjithë të kënaqur. Madje ka patur reagime të hapura nga dekanati, konkretisht nga zv/dekani Meço, sipas të cilit ai nuk bën një gjetur veçse e çon fakultetin në kolaps.

"Do të shkelim cilësinë e nivelit të parë dhe vendimi është teknikisht i pazbatueshëm", mësohet të jetë shprehur ai lidhur me një fakt të tillë.

Dje në orët e mbrëmjes, ministria e Arsimit dhe Shkencës ka komunikuar publikisht vendimin e marrë në akord me Rektoratin e universitetit Bujqësor të Kamzës lidhur me pranimin në nivelin e Diplomave të Nivelit të Dytë të studentëve grevistë, gjë e cila i detyroi këta të fundit të dilnin nga greva 8-ditore.

n.e/NOA

KOMENTE