Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pranga adoleshentit, kishte në banesë arsenal armësh
English

Pranga adoleshentit, kishte në banesë arsenal armësh

Mirditë, 12 nëntor NOA - Një adoleshent është arrestuar nga policia pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh të kryera në rrethin e Mirditës.

Aleksandër Perdoçi 18-vjeç u arrestua dje nga policia për vjedhje ndërsa në momentin e kapjes posedonte një sasi te konsiderueshme armësh dhe municionesh luftarake.

Burime nga policia thanë se dje në fshatin Ujë-Shtrez, komuna Kthellë, të rrethit Mirdite, automjetit tip-Peugot autoveturë, me targa TR 5497 D, i ishte vjedhur një kasetofon dhe një radio marrëse-dhënëse pasi pronari i mjetit është punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë.

Gjithashtu policia regjistroi edhe dy denoncime të tjera sipas të cilave në automjetet Ëolsëagen autoveturë me targa MR 2529 A, Ëolsëagen autoveturë me targa MR 1864 A, dhe një Fiat me targa MR 2510 A, u janë thyer xhamat anësore dhe u janë vjedhur kasetofonat.

Menjëherë policia organizoi një operacion të koduar "vëzhguesi" i cili u finalizua me identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të këtyre vjedhjeve.

Burime nga policia thanë se për vjedhjet u kap si autori i dyshuar 18-vjeçari Aleksandër Perdoçi, banues në fshatin Ujë-Shtrez, komuna Kthellë, të rrethit Mirditë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi armësh dhe municionesh luftarake, si një automatik Mod 56,

pushkë Mod.56, automatik TPS prodhim kinez, çifte teke prodhim rus, krehra me fishekë Mod.54, krehër fishekësh të pushkës Mod.56 si dhe një sasi të konsiderueshme fishekësh.

Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e madhe materialesh pune, të vjedhura në kompaninë "Bechtel Enka".

k.k/NOA

Â

KOMENTE