English

Rama dhe ekspertë në tryezë për energjinë: Shteti dështoi me furnizimin e energjisë

Tiranë, 12 nëntor NOA - Partia Socialiste ka zhvilluar sot një tryezë me ekspertë të saj, kut kanë diskutuar mbi energjinë, rritjen e çmimit dhe efekti social.

Tryeza ishte konceptuar në formë debati mbi gjendjen aktuale, shqetësimet e konsumatorit dhe disa nga zgjidhjet që ofruan në të ekspertët e fushës.

Diskutimet i ka çelur kryetari i PS, Edi Rama i cili në fjalën e tij ndër të tjera theksoi se furnizimi me energji në gjithë vitet e tranzicionit mund të cilësohet si një nga dështimet e shtetit.

Rama ka renditur një sërë argumentesh, duke folur për dështimin e shtetit në furnizimin me energji të popullatës, duke përmendur që nga mosfunksionimi normal i tregut deri tek konformizmi me fenomenin e grabitjes së energjisë.

"Shpërndarja e energjisë elektrike i është besuar një kompanie private, e cila në prill 2009 u zgjodh nga qeveria shqiptare për të privatizuar Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes. Ky privatizim u trumbetua si i suksesshëm nga qeveria shqiptare.

Por, mesa duket qartë tanimë, suksesin qeveria e pa vetëm tek miliona eurot që arkëtoi në prag të zgjedhjeve dhe që, siç po provohet këto ditë, u përdorën për të fryrë tullumbacen elektorale të Sali Berishës, duke ngutur, ndër të tjera, jashtë çdo norme e logjike hapjen e tunelit të Kalimashit. E cila rezultoi fatale për veprën e madhe të Rrugës së Kombit" tha Rama.

"Prej disa javësh të tre operatorët që realizojnë furnizimin me energji elektrike kanë kërkuar rritje të çmimit të pjesës që kanë në administrimin.

Të tre kërkesat do të ndikojnë në çmimin me pakicë. Përveç shpërndarjes, prodhimi dhe transmetimi janë nën administrim publik. Të dy operatorët publikë së bashku, kanë kërkuar të rrisin më shumë se 50 % pjesën e tyre të çmimit' shtoi më tej kryesocialisti.

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja e hapjes së këtij debati mbi çmimin e energjisë dhe efektet sociale të rritjes së tij, që Partia Socialiste inicion sot e do të vijojë në javët e muajt në vazhdim.

k.k/NOA

Â

KOMENTE