Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Televizion serb në Kosovë, Feith dhe Thaçi angazhohen ta hapin
English

Televizion serb në Kosovë, Feith dhe Thaçi angazhohen ta hapin

Prishtinë, 12 Nëntor NOA-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith, kanë rënë dakord së bashku se ka ardhur koha që në Kosovë të hapet një kanal televiziv serb.

Për hapjen e televizionit, të dyja palët kanë shprehur angazhimin e tyre.

 "Do të ketë mjaft dobi për qytetarët në një kanal në gjuhën serbe, të cilët mund të lidhin komunitetet dhe të cilët do të punojnë në mënyrë plotësuese me mediat vendore në gjuhën serbe që ekzistojnë", u shpreh përfaqësuesi ndërkombëtar.

Feith theksoi se kanali televiziv serb duhet të jetë Â i pavarur, që buron nga Kosova dhe me standarde të larta profesionale.

Kryeministri Thaçi deklaroi se kanali televiziv i pavarur në gjuhën serbe do të përkrahet fuqishëm nga qeveria.

"Mbetem i bindur se ky projekt mediatik do të rrisë akoma frymën e komunitetit dhe që të gjitha komunitetet jo-shqiptare në përgjithësi, e veçmas komuniteti serb, të ndjehen se janë pjesë e Kosovës", tha Thaçi.

m.i/NOA

Â

KOMENTE