Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: 20 vjet pas shembjes së murit të Berlinit, jemi në paradhomën e BE
English

Topalli: 20 vjet pas shembjes së murit të Berlinit, jemi në paradhomën e BE

Tiranë, 12 Nëntor NOA-Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa ka bërë një retrospektivë të historisë së periudhës së pluralizmit, pas shembjes së murit të Berlinit, ka vlerësuar se rruga e Shqipërisë drejt Perëndimit është gati e pabesueshme për zhvillimet e ndodhura në vite.

Në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, kryeparlamentarja Jozefina Topalli theksoi se 20 vjet pas rrëzimit të diktaturës, shqiptarët janë anëtarë të NATO-s dhe sot ndodhen në paradhomën e BE-së.

"Sot Shqipëria po punon për finalizimin e detyrimeve për liberalizimin e vizave.

Të gjitha këto janë merita të shqiptarëve, të cilët mbështesin Shqipërinë në BE", tha Topalli.

Kryeparlamentarja garantoi se të gjithë bashkë do të ndihmojmë në procesin e liberalizimit të vizave, dhe sipas saj, ata që tentojnë të pengojnë këtë proces do të mbeten të zhgënjyer.

"Ato që tentojnë të pengojnë heqjen e vizave, gabojnë, sepse vizat do të hiqen në verën e vitit të ardhshëm. Dhe këtë e përsëriti dje Brukseli, dhe sot Italia", tha kryetarja e Kuvendit.

Topalli i ka bërë thirrje opozitës të marrë përgjegjësitë e saj të pranojë me dinjitet humbjen pasi nuk do të arrijë të pengojë procesin e liberalizimit të vizave, proces aq i shumëpritur nga shqiptarët.

"Ai që ka zhytur dorën në baltë dhe këtë të fundit kërkon t'ia hedhë vendit të vet është vetëm banal dhe absurd. Shfrytëzoj edhe një herë rastin për të ftuar deputetët e opozitës për të

ushtruar detyrën e tyre dhe për të mos humbur shansin historik për të qenë edhe ato pjesë e realizimit të këtyre ëndrrave, të këtyre momenteve historike, për të cilat dhe kanë punuar dhe kanë sakrifikuar të gjithë shqiptarët", tha Topalli në mbyllje të fjalës së saj sot në Kuvend.

m.i/NOA

KOMENTE