Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Analistët: Nikolla Gruevski mund ta çojë Maqedoninë në zgjedhje të parakohshme
English

Analistët: Nikolla Gruevski mund ta çojë Maqedoninë në zgjedhje të parakohshme

Shkup, 13 nëntor, NOA - Analistët politikë e kanë vlerësuar si të paparashikueshëm kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski rreth vendimeve tashmë të njohura të tij gjithnjë si të papritura.

Një vlerësim i tillë vjen edhe lidhur me mundësinë për të organizuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, në rast se nuk arrihet që të merret data e fillimit të negociatave me BE-në në samitin e radhës në Bruksel në fillim të muajit dhjetor. Vendimi pritet të vijë qysh nga fundi i dhjetorit dhe kjo nuk përjashtohet që të ndodhë. Analisti Ibrahim Mehmeti ka theksuar se është vështirë të prognozohet se Gruevski do të shkojë me vendimin për shpërndarjen e Parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në fillim të vitit të ardhshëm.

"Është vështirë të prognozohet diçka e këtillë, nëse kemi parasysh se zgjedhjet ishin shumë shpejtë edhe parlamentare edhe ato lokale. Nëse bëhet diçka e tillë do të ishte shumë e papritur, sepse nuk ka ndonjë arsye për zgjedhje të parakohshme. Unë personalisht nuk shoh një arsye që duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme", ka theksuar analisti Mehmeti.

Përkundër tij, publicisti dhe analisti Avni Halimi në një deklaratë për agjencinë e lajmeve INA vlerëson se Gruevski si shpëtim të tij më në fund do të shohë organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, duke pasur parasysh rejtingun e tij. "Sipas të gjitha gjasave i vetmi shpëtim i Nikolla Gruevskit dhe e vetmja mënyrë e ruajtjes së përqindjes së popullaritetit të tij, do të mbeten zgjedhjet e parakohshme. Gruevski e ka fare të qartë se me ndrrimin e emrit do të futet në taborrin e tradhëtarve kombëtar maqedonas. Për tiu shmangur kësaj etikete ai do të tentojë që patriotëve të tij t'ju dëshmoj edhe njëherë përmes zgjedhjeve se, qoftë si tradhtar apo si patriot, ai e ka përkrahjen e popullit maqedonas", ka theksuar publicisti Halimi.

Paparashikueshmëria e Gruevskit po ndiqet nga qarqet politike dhe bashkësia ndërkombëtare. Një pjesë e opozitës po ristrukturohet dhe është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, në rast se ato do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.

NOA-INA

KOMENTE