English

Burri godet me levë në kokë gruan në sherr e sipër, i shkakton dëmtime të rënda shëndeti

Korçë, 13 nëntor, NOA - Sherri mes një burri dhe një gruaje në oborrin e shtëpisë gati sa nuk ka përfunduar me një tragjedi.

Kjo pasi burri mjaft i nxehur dhe duke mos e mbajtur dot nën kontroll situatën, e ka qëlluar disa herë në kokë bashkëshorten e tij me një levë hekuri, duke e lënë pa ndjenja.

Lajmi i rëndë konfirmohet nga forcat e policisë së Korçës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave burri që shkaktoi incidentin quhet Qemal Limollari, 51-vjeç,

banues në fshatin Goç të Maliqit.

Bëhet me dijeni se bashkëshortja e tij e lënduar është trasportuar menjëherë për në spitalin civil të Korçës, ku vazhdon të rezultojë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq, forcat policore kryen veprmet përkatëse për veprën penale të "Vrasjes me dashje e mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 76 dhe 22 të Kodit Penal, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE