Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbyllet fushata elektorale, Sejdiu: Të dielën të gjithë drejt kutive të votimit
English

Mbyllet fushata elektorale, Sejdiu: Të dielën të gjithë drejt kutive të votimit

Prishtinë, 13 Nëntor NOA-Partitë politike kanë mbyllur sot fushatën elektorale dhe nesër nis heshtja parazgjedhore.

Në ditën e fundit të fushatës, presidenti Fatmir Sejdiu u është drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke kërkuar prej tyre të dalin në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në mënyrë masive, dhe të përcaktojnë vetë se kush do t'iu prijë në qytetet e tyre gjatë katër viteve të ardhshme.

Sejdiu, njëkohësisht i ka falënderuar qytetarët për kulturën e treguar gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa i ka vlerësuar këto zgjedhje si një test të madh të demokracisë për të gjithë ne.

"Dua t'ju falënderoj për kulturën dhe qytetarinë që keni treguar gjatë një muaji sa zgjati fushata e parë parazgjedhore që pas shpalljes së pavarësisë së vendit.

Ndonjë incident sporadik që ka ndodhur ditëve të fundit nuk e zbeh përshtypjen e mirë që është krijuar tashmë për ecurinë e deritanishme të kësaj fushate", thuhet në mesazhin e presidentit Sejdiu.

Sipas Sejdiut, këto zgjedhje janë me rëndësi jetike për të ardhmen e Kosovës.

Ato janë një test i rëndësishëm edhe për proceset e mëtejme të integrimit në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare.

"Kjo e dielë duhet t'i dëshmojë botës se Kosova është vend stabël, se ajo krijon paqe e stabilitet në rajon dhe shërben si model i gatishmërisë për bashkëpunim të mirë reciprok me fqinjët e vet dhe me të gjitha vendet e tjera demokratike", thuhet në mesazhin e presidentit Sejdiu drejtuar qytetarëve.

m.i/NOA

KOMENTE