Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Opozita thirrje nga Vlora: Të gjithë në Tiranë për të hapur kutitë
English

Opozita thirrje nga Vlora: Të gjithë në Tiranë për të hapur kutitë

Vlorë, 13 Nëntor NOA UPDATE-Deputetët e PS dhe aleatët e saj i kanë bërë thirrje popullit të Vlorës t'i drejtohen Tiranës më 20 nëntor, ditën e protestës së madhe për të kërkuar transparencën e kutive të votimit dhe rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Protestës së opozitës i është bashkuar dhe kreu i demokristianëve, Nard Ndoka.

Ndoka u shpreh se ka ardhur koha që të ikë kjo mazhorancë që t'i hapet rrugë demokracisë së vendit.

Sipas tij kjo mazhorancë është një opozitë sipas votave të shqiptarëve.

"Kjo maxhorancë nuk po e qeverisë vendin por po e sundon atë dhe është detyrë e çdo politikani që t'i shkurtojë orët kësaj qeverisje" theksoi Ndoka

Kreu i PSD, Skënder Gjinushi u shpreh se opozita do ta fitojmë betejën e votës së lirë më 20 nëntor.

"Ju nuk votuat për të qeverisuar nga ministra të pandehur prandaj do të jemi së bashku më 20 nëntor", theksoi Gjinushi duke shtuar se e drejta e votës është një drejtë që i takon vetëm popullit dhe këtë nuk mund ta pengojë as qeveria as gjykata.

Në fjalën e tij, kreu i G99-ës Erion Veliaj e cilësoi 20 nëntorin si fillimi i fundit të kryeministrit Berisha.

Veliaj i bëri thirrje shqiptarëve të mblidhen në 20 nëntor në Tiranë për të shkruar historinë e re të Shqipërisë.

Edhe aleati i PS, Spartak Ngjela i bëri thirrje vlonjatëve që më 20 nëntor të mblidhen në Tiranë për votat e tyre.

"Drejtohemi nga një kryeministër uzurpator i cili qesh me tragjeditë e kombit.

Në qoftë se doni të dini pse s'kemi të drejtë të lëvizim të lirë si fqinjët tanë, na thonë se s'kemi realizuar standardet. Po kush do t'i plotësojë këto standarde", tha Ngjela.

Edhe deputetët e PS, Namik Dokle dhe Gramoz Ruçi i bënë thirrje vlonjatëve që si dikur kur kërkonin paratë e tyre të vjedhura nga Berisha edhe sot ata duhet të kërkojnë votën e tyre të vjedhur po nga Berisha.

m.i/NOA

Â

KOMENTE