Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama nga Vlora: Berisha hap kutitë, ose largohu nga drejtimi i vendit
English

Rama nga Vlora: Berisha hap kutitë, ose largohu nga drejtimi i vendit

 Vlorë, 13 Nëntor NOA-Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, nga qyteti i Vlorës ku po zhvillohet protesta e opozitës, i ka kërkuar qytetarëve të mblidhen më 20 nëntor në Tiranë, në sheshin "Skënderbej", për të kërkuar hapjen e kutive të votimit të 28 qershorit.

"Sali Berisha u tha dje shqiptarëve nga kutia e mbyllur e Kuvendit, se duhet të jenë të lumtur se ndryshe nga bota nuk kanë krizë ekonomike, por unë ju them të gjithë atyre të cilëve nuk iu hapen dyert si familjes në pushtet, se duhet të mblidhen në sheshin "Skënderbej", tha Rama.

Duke kujtuar historinë e piramidave dhe ngjarjet e rënda të viteve '97 në Vlorë e mbarë Shqipërinë, Rama i bëri thirrje Berishës të plotësojë kushtin e opozitës, në të kundërt do të jetë ai që do të largohet i detyruar nga drejtimi i vendit, përmes zgjedhjeve të parakohshme.

 "I them sot nga Vlora Sali Berishës, se do të fundosesh me turp nga bataku ku po e zhyt përditë Shqipërinë.  Por ndryshe nga atëherë, Shqipëria s'do fundoset me ty sepse po nuk i hape rrugë hapjes së kutive, do i hapësh ti rrugë Shqipërisë. Do duhet të largohesh me zgjedhje", tha Rama.

Më pas në fjalën e tij, kreu i PS theksoi se protesta e 20 nëntorit s'do të jetë e fundit për opozitën, por fillimi i fundit të pandalshëm  për Sali Berishën, nëse ai nuk do të hapë kutitë.

"Kjo lëvizje që ka bashkuar të majtë e të djathtë, është e detyruar nga gjendja e rëndë e demokracisë, nga presioni i shtetit i bërë njësh me pushtetin", vijoi Rama.

m.i/NOA

Â

KOMENTE