Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Risia e ministrit Ruli: Bankat do të kreditojnë fermerët
English

Risia e ministrit Ruli: Bankat do të kreditojnë fermerët

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 13 Nëntor NOA - Fermerët shqiptarë do të mund të kreditohen nga bankat, për të zhvilluar jo vetëm projektet e tyre, por mbi të gjitha për ta kthyer bujqësinë në një pjesë të rëndësishme të qarkullimit ekonomik.

Kjo është risia që ka vendosur të sjellë ministri i ri i Bujqësisë Genc Ruli, në këtë mandatë 4- vjeçar.

Gjatë një interviste dhënë për Agjencinë Kombëtare të Lajmeve NOA, z.Ruli ka premtuar se do të shtojë prodhimin vendas.

Ai sqaroi se kjo do të bëhet duke rritur mbështetjen nga buxheti i shtetit, por mbi të gjitha duke bashkëpunuar me bankat.

Ruli pranoi se aktualisht bujqësia është sektori më i papërfillshëm në kreditimin e sektorit bankar.

"Duhet të pranojmë se ka një arratisje të bankave nga sektori i bujqësisë, kjo edhe për faktin se nuk ka një analizë të mirëfilltë të rriskut nga bankat për këtë fushë"- thotë Ruli në intervistën për agjencinë NOA.

Por sipas tij, prej disa ditësh ministria ka nisur një dialog me bankat e nivelit të dytë për të gjetur mënyrën për të kredituar fermerët.

Ruli shpjegon se një nga rrugët mund të jetë subvencionimi i interesave të kredive që do të marrë fermeri, por  mbi të gjitha do të rritet mbështetja nga buxheti i shtetit.

"Unë jam i bindur që në një të ardhme, bujqësia do të jetë sektori prioritar i bankave"- pohoi ministri.

Por sfida më e madhe për një ministër bujqësie është përmbysja e bilancit negativ për produktet bujqësore.

Sot raporti i defiçitit bujqësor është 1 me 10, në favor të importeve. Këtë raport Ruli theksoi se kërkon ta përgjysmojë.

"Kjo situatë do të ndryshojë duke mbështetur investimet në teknologji", - tha Ruli, duke nënvizuar faktin se bujqësia shqiptare merr nga buxheti i shtetit një shumë prej 6 miliardë lekë.

Kjo shifër mund të konsiderohet më e ulëta në rajon, çka vë në pikëpyetje edhe produktivitetin e këtij sektori.

r.l/e.r/NOA

KOMENTE