Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeverisja me VMRO-DPMNE, PDI: Do të vazhdojmë bashkëpunimin mes palëve
English

Qeverisja me VMRO-DPMNE, PDI: Do të vazhdojmë bashkëpunimin mes palëve

Strugë, 14 nëntor, NOA - Gjatë qëndrimit në Strugë, ministri dhe zyrtari i lartë i BDI-së, Musa Xhaferi iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve, lidhur me disa zhvillime të fundit në BDI dhe në qeveri.

Në pyetjen se a ka gjasa sipas njoftimeve të gazetave se nëse nuk gjendet zgjidhje për kontestin e emrit me Greqinë, deri më shtatë dhjetor, se do të formohet koalicion i ri me LSDM, ose qeveri kalimtare, Musa Xhaferi tha: " Nuk e kam lexuar dhe mendoj se është një spekulim. Nuk ka rrethana të tilla dhe ne jemi në qeveri me VMRO-DPMNE-në, ku kemi shumicën, dy të tretat (2/3) dhe nuk ka fakte që të jetë ashtu si e ka shkruar shtypi".

Po nëse nuk zgjidhet problemi deri më shtatë dhjetor, a ekziston mundësia që të ndërmerrni një hap të tillë? ishte pyetja në vazhdim, për të cilën Musa Xhaferi shtoi:

"Nuk ka rrethana të tilla dhe unë besoj se nuk do të ketë nevojë për ashtu, dhe se shumë e ka komplikuar këtë punë me shtatë dhjetorin. Rasti është i mirë, ideja është që të krijohet një situatë më e volitshme me fqinjët grek që të shkojmë ndaj një zgjidhje, një kompromisi, dhe krejt ka të bëjë me atë dhe nuk ka të bëjë se gjoja ka krizë qeveritare mazhoranca", tha ai.

Më 19 dhjetor do të keni kongres të Partisë. A do të ketë kundërkandidat, Ali Ahmeti, sepse spekulohet që edhe Hazbi Lika do të hyjë në garë për postin e kryetarit të Partisë? "Është e vërtetë që më 19 dhjetor, BDI do të mbajë Kongresin e rregullt pas katër viteve. Në Kongres do të ketë edhe zgjedhje, ku do të zgjidhen organet, Këshilli i përgjithshëm dhe kryetari i partisë. Ne jemi parti demokratike dhe kanë të drejtë të gjithë të konkurojnë edhe për kryetar partie. Do të shohim ditën e Kongresit sa do të ketë kandidat"-theksoi Musa Xhaferi.

Lidhur me "përplasjen" me Rafiz Halitin dhe zgjidhjen e dilemave dhe diversiteteve, Musa Xhaferi shtoi:" Unë personalisht nuk kam pas keqkuptime e as Partia nuk ka pas. Ne jemi parti demokratike që anëtarët e partisë, funksionarët, kanë të drejtë të shprehin edhe mendimin e vet të lirë për disa çështje që nuk do të thotë se është diçka në kundërshtim me procedurat partiake"-përfundoi Musa Xhaferi.

NOA-INA

KOMENTE