Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulmet e 11 shtatorit, kërkohet dënim me vdekje për pesë të akuzuarit për terrorizëm
English

Sulmet e 11 shtatorit, kërkohet dënim me vdekje për pesë të akuzuarit për terrorizëm

Uashington, 14 nëntor, NOA - Prokurori publik në Shtetet e Bashkuara Erik Holder deklaroi se pesë të dyshuarit nga Guantanamo do të gjykohen në gjykatën civile në Nju Jork për sulmet terroriste të 11 shtatorit, 2001. "Truri i sulmit", Halid Sheik Mohamad tashmë ka pranuar para gjykatës ushtarake se e ka planifikuar sulmin, në të cilin e humbën jetën afro tre mijë njerëz.

Kryeprokurori amerikan, Eric Holder, tha se priste që prokurorët të kërkonin dënimin me vdekje për të gjithë të pestë të akuzuarit.

Nga ana tjetër, prokurori shtetëror theksoi se gjykimi i tyre është i një rëndësie të vepantë për planin e presidentit Barak Obama që të mbyllet qendra e paraburgimit në Guantanamo.

Nga ana e tij, presidenti Obama tha se populli amerikan dhe administrata e tij do të këmbëngulin që gjykimet të jenë sipas kritereve më të larta të drejtësisë.

n.e/NOA

KOMENTE