Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosje thotë se ka gjetur 15 arsye për të mos dalë në zgjedhje
English

Vetëvendosje thotë se ka gjetur 15 arsye për të mos dalë në zgjedhje

Prishtinë, 14 Nëntor NOA - Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë vlerëson se gjenden plot 15 arsye që shqiptarët e shtetit më të ri të mos dalin për votime këtë të dielë në zgjedhjet vendore.

Sipas Lëvizjes, fakti që për secilat palë zgjedhje qytetarët i janë përgjigjur përherë e më pak thirrjes së politikanëve për të votuar për ta, tregon se populli i Kosovës e ka kuptuar gjithnjë e më shumë kotësinë e zgjedhjeve pas të cilave mbetet sistemi i njëjtë politik.

Ky vetëdijësim gjithnjë e më i madh, shprehet Vetëvendosje, është lajm i mirë dhe shpresdhënës për ndryshimet e ardhshme.

Pikërisht nisur nga ky fakt, në kuadër të ngritjes së mëtutjeshme të kësaj vetëdijeje qytetare, Lëvizja Vetëvendosje djet organizoi një aksion simbolik.

Në sheshin "Nëna Tereze" të kryeqytetit u vendos një pano e madhe në të cilën janë listuar 15 arsye substanciale pse nuk duhet të dilet në këto zgjedhje lokale.

Aktivisti Glauk Konjufca tha se pavarësisht kandidatëve garues, dalja në këto zgjedhje e legjitimon formalisht decentralizimin, pra ndarjen etnike të Kosovës.

"Zgjedhje, do t'i legjitimojnë strukturat paralele të Serbisë në 23 komuna të Kosovës në të cilat Serbia ka mbajtur zgjedhje më 2008. Kurse përmbajtësisht, pavarësisht që kanë emra të ndryshëm, secili prej tyre kontrollohet nga kryetarët e tyre partiakë. Kosova, pra, është problem qendror", u shpreh Konjufca/

"Populli i Kosovës, tha më tej Konjufca, - nuk mund ta mënjanojë të keqen, duke e zgjedhur një të keqe më të vogël. Ai duhet të përgatitet që masivisht ta kundërshtojë elitën politike, ashtu siç ka ndodhur nëpër të gjitha vendet e Evropës Juglindore. Në fund, aktivisti Konjufca, shtoi se "Kush voton, i bjen pishmon, por pas disa javësh".

Në përfundim të aktivitetit, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar me listim, edhe 15 arsyet që sipas saj, nuk duhet shkuar në zgjedhje: Vota më 15 nëntor nuk është zgjedhje.

Ajo është pranim i zgjedhjes së tjetërkujt.

Ajo është pranim i...

... krijimit të entitetit serb brenda Kosovës

... ndarjes etnike të Kosovës

... vazhdimit të pushtetit të strukturave paralele ... legalizimit të ndërhyrjes politike të Serbisë në Kosovë

... humbjes së një pjese të resurseve tona ujore ... sistemit të ndarë arsimor ... sistemit të ndarë shëndetësor ... policisë etnikisht të ndarë ... gjyqësisë etnikisht të ndarë

... moslejimit të kthimit të shqiptarëve në veri

... vazhdimit të pushtetit aktual qendror

... mosmbrojtjes së kufijve të Kosovës

... privatizimit të shërbimeve publike

... pasurimit të politikanëve

... varfërimit tonë të vazhdueshëm

Mos e prano zgjedhjen e tyre

Më 15 nëntor MOS VOTO!

Zgjedh përnjëmend!

a.b/NOA

KOMENTE