Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy shqiptarë grabisin këngëtaren, vajza e deputetit të Nea Dimokratia, Vulgaraki
English

Dy shqiptarë grabisin këngëtaren, vajza e deputetit të Nea Dimokratia, Vulgaraki

Nga bashkëpunëtori ynë në Athinë

Athinë, 15 Nëntor NOA - Dy shqiptarë janë bërë protagonistë të një tjetër grabitjeje të dhunshme me armë zjarri, në mes të Athinës, por këtë radhë kanë sulmuar një person VIP, pikërisht një këngëtare që është dhe vajza e një personaliteti shumë të njohur të politikës greke.

Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes (e Dielë), në zonën e Vulas dhe viktimë e grabitjes ka mbetur Pavlina Vulgaraki, 19 vjeçe, vajza e deputetit të partisë Nea Dimokratia, Jorgos Vulgarakis, ish-ministër në qeverinë e deri para pak javëve të të djathtës greke.

Burimet policore konfirmuan sot për agjencinë e lajmeve NOA se është arrestuar një djalë 19-vjeçar, emigrant shqiptar me leje të rregullt qëndrimi në Greqi.

Nga hetimi doli se sot herët në mëngjes, 24-vjeçari shqiptar, ka bashkëpunuar me një tjetër të ri, bashkëkombës të tij.

Rreth orës 04.00 të mëngjesit, 19-vjeçarja Pavlina Vulgaraki dilte nga një pub në zonën e Vulas, e njohur në Athinë si zonë argëtimi për rininë, ku sapo kishte mbaruar programin muzikor ku ajo merrte pjesë.

Në momentin kur Pavlina i është drejtuar automjetit të saj për të shkuar në shtëpi, e kanë ndalur dy djemtë të cilët me pistoletën që i drejtuan në kokë, e nxorën dhunshëm nga makina.

Në pak çaste, agresorët rrëmbyen makinën luksoze të këngëtares dhe u zhdukën me shpejtësi.

Vajza e shokuar ka kërkuar ndihmën e kalimtarëve dhe më tej të policisë.

Kjo e fundit mbërriti e shumtë në numër dhe mori nën mbrojtje 19-vjeçaren e cila përshkroi autorët e ngjarjes.

Nga kërkimet e kryera, pasditen e sotme doli se autovetura ishte braktisur nga autorët, pais u gjet në zonën e Pireut.

Në sajë të kërkimeve intensive, policia arriti të kapë një nga dy të dyshuarit, 24-vjeçarin shqiptar, kurse tha se ka shpallur në kërkim, 19-vjeçarin tjetër që ende nuk dihet ku është fshehur.

Arrestimi i 24-vjeçarit shqiptar nga forcat e Antikrimit, ishte rastësor dhe u bë gjatë ndjekjes së tij, kur ai refuzoi të ndalë kur Policia Rrugore i bëri shenjë të ndalet pasi ishte me shpejtësi të lartë.

Ndjekja nisi në hyrjen E1 të portit të Pireut dhe përfundoi disa kilometra më tutje kur edhe shqiptari pranoi të dorëzohet.

n.s/f.sh/NOA

KOMENTE