English

Konfindustria parashikon rënie serioze të zhvillimit ekonomik më 2010

Tiranë, 15 Nëntor NOA - Konfindustria, parashikon prirje rënëse të zhvillimit ekonomik të vendit dhe prodhimit të përgjithshëm (PPB) për periudhën e mbetur 2009, nëse do të marrim si të njëjta treguesit kryesor ekonomik të të njëjtës periudhe të vitit 2008.

Këtë konstatim, kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku, tha sot për agjencinë NOA se e mbështet bazuar në të dhënat e deritashme të sjella pranë saj nga industritë kryesore të vendit dhe nga të dhënat e përgjithshme

makroekonomike për 9 mujorin e vitit 2009, Sipas Buxhukut, shfaqjet më të prekshme të parashikimit të mësipërm do të jenë: rënie të nivelit të shitjeve, mungesa të likuiditetit dhe rënia e fuqisë konkurruese të prodhimit vendor ndaj mallrave dhe shërbimeve të importit.Â

Industritë kryesore të vendit janë ndeshur me probleme të rënies të treguesve "të shitjeve" dhe mungesë "likuiditeti" gjatë periudhës së 6 mujorit të parë të vitit financiar 2009. Gjatë muajve korrik dhe gusht kryesisht si pasojë e sezonit turistik ka patur përmirësim të treguesve të mësipërm për industrinë ushqimore në përgjithësi dhe veçanërisht: - industria e prodhimit të vezëve, -industritë e prodhimit të pijeve joalkoolike, - industrisë së birrës, - të përpunimit të mishit, - industria e përpunimit të miellit.

Industritë e rënda dhe veçanërisht: - industria mekanike, -industria e përpunimit të metaleve, -industria metalurgjike,- industria e prodhimit të tullave, -industria e prodhimit të letrës ka vazhduar të njëjtën problematikë shqetësuese pa ndërprerje gjatë gjithë periudhës 9 mujore.

Duhet mbajtur parasysh, se mungesa e ndjeshme e likuiditetit për mjaft industri në periudhën në fjale, ndodh në kushtet e një defiçiti buxhetor, mjaft herë më e lartë sesa në të njëjtën periudhë të vitit pararendës, si pasojë e shpenzimeve publike të rritura të kryera gjate vitit zgjedhor, - deklaroi z.Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë..

Sipas tij, kjo do të thotë, se pjesa e mbetur e vitit 2009 si pasojë e shpenzimeve publike tashmë të kryera në shumicë dërrmuese në gjysmën e parë të vitit dhe domosdoshmëria për të ruajtur defiçitin buxhetor të parashikuar, do të rëndojnë më tej shtimin e masës së kërkesës të pambuluar për likuiditet të ekonomisë dhe industrive shqiptare në përgjithësi.

Në këtë pikë, Konfindustria, i kërkon Qeverisë Shqiptare dhe gjithë vendimmarrjes politike në përgjithësi, që të vlerësoj, të ndërtoj dhe të zbatoj sa më shpejt një pakete masash të domosdoshme, që duhen marre për t'u përballur me zhvillimet në ekonominë shqiptare, që në thelb duhet të synojnë: -mbështetjen e prodhimit vendor dhe - uljen e sasisë së parave, që pa arsye vazhdojnë të largohen në mënyrë shqetësuese nga tregu shqiptar.

r.l/f.sh/NOA

KOMENTE