Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova voton si shtet i pavarur per drejtuesit vendorë, apeli i Thaçit
English

Kosova voton si shtet i pavarur per drejtuesit vendorë, apeli i Thaçit

Prishtinë, 15 Nëntor NOA Update - Kosova ka nisur sot votimet për drejtuesit e pushtetit vendor, për herë të parë si shtet i pavarur, kurse pritet që një pjesë e serbëe që jetojnë brenda territorit kosovar t'i bojkotojnë ato.

Kryeministri Hashim Thaçi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka votuar sot në shkollën "Faik Konica" në Prishtinë për zgjedhjet lokale.

Z.Thaci i ka bërë apel qytetarëve të marrin pjesë masivisht në votimet për zgjedhjet vendore, duke vlerësuar se kjo e sotmja është një ditë e rëndësishme për Kosovën.Më tej duke e konsideruar të dielën e sotme të votimeve, si ditë feste, z.Thaci tha se "për të arritur në këtë ditë kemi punuar të gjithë dhe kemi punuar për të pasur zgjedhje me standarde". Gjatë gjithë muajit të fushatës, elektorati serb ka qenë në trysninë e autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare të Kosovës për të dalë në votime nga njëra anë, dhe presionit të Beogradit nga ana tjetër për t'i bojkotuar ato.

Këto janë zgjedhjet e para që nga dita e shpalljes së pavarësisë dhe do të votohet në 36 komuna.

Autoritetet në Kosovë thanë një ditë më parë se për sot, gjithçka është gati për zgjedhjet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe materialet zgjedhore njoftohet se janë shpërndarë pa asnjë vështirësi.

Policia gjithashtu thotë se ka ndërmarrë të gjitha masat që të garantojë siguri në ditën e votimit.

Zgjedhjet do të vëzhgohen nga misioni ENEMO, i cili ka përhapur tashmë ekipet e tij në gjithë Kosovën.

Përfaqësuesve ndërkombëtarë thonë se votimi i 15 nëntorit është me rëndësi të madhe për të ardhmen e Kosovës.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe institucioneve kosovare që të dëshmojnë pjekuri në zgjedhjet e para të organizuara nga autoritetet e Kosovës.

m.i/NOA

KOMENTE