Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ: Procesi zgjedhor po ecën mirë, s'ka parregullsi
English

KQZ: Procesi zgjedhor po ecën mirë, s'ka parregullsi

Prishtinë, 15 Nëntor NOA-Kur duhen dhe një orë e 30 minuta të mbyllet procesi zgjedhor në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se çdo gjë po ecën mirë në të gjithë qendrat e votimit.

Në një konferencë për mediat, kryetarja e KQZ, Nesrin Lushta deklaroi se përqindja deri tani është e kënaqshme dhe nuk janë vërejtur parregullsi gjatë procesit të votimit.

E pyetur nga gazetarët nëse do të ketë shtyrje të procesit por ai do të mbyllet në orën 19 siç ka ndodhur dhe në zgjedhjet e mëparshme.

Duke folur për komunat në veri të Kosovës, zonja Lushta tha se atje janë dërguar tashmë katër ekipe mobile për votim, në Mitrovicë, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Prej tyre, vetëm tri janë funksionale, kurse ajo në Leposaviç jo. Kryetarja e KQZ-së gjithashtu njoftoi për një incident në Zubin Potok. "Shtatëdhjetë persona kanë bërë një protestë, por protesta ka qenë e qetë.

Ata kanë shkuar afër vendit ku ka qenë ekipi mobil dhe pas intervenimit të qetë, ata janë tërhequr. Kjo ka ndodhur në orët e paradites", tha Lushta. Ky incident pohohet edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

m.i/NOA

KOMENTE