English

Në luftë me vdekjen një 31-vjeçar nga Durrësi, është prekur nga virusi AH1N1

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 15 Nëntor NOA - Një 31 vjeçar po lufton me vdekjen pasi është prekur nga virusi AH1N1 dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës "Nënë Tereza", kurse një i dytë gjithashtu po vuan gripin e derrave.

I riu, emri i të cilit nuk publikohet për etikë, është i lindur dhe banues në qytetin e Durrësit dhe gjendet aktualisht në spitalin universitar të Mushkërive "Shefqet Ndroqi", në Tiranë.

Pacienti është në Reanimacion dhe po kurohet nga mjeket me tamiflu, pasi ka probleme të rënda respiratore.

Mjeku i këtij spitali Ilirian Mino, pneumoftiziatër, i tha sot agjencisë kombëtare të lajmeve NOA se i riu kishte tre ditë që ishte i shtruar në spitalin e Durrësit dhe kishte marrë mjekime, por pa rezultat.

Djali 31-vjeçar është sjellë me urgjencë në sanatorium dhe aktualisht përbën një rast për intubim.

Dr. Mino thotë se gjendja e të riut durrsak është nën kontroll por mund të konsiderohet e rëndë.

Por pacienti ka një avantazh pasi nuk vuan nga sëmundje të tjera të cilat do ta komplikonin rëndë gjendjen e tij.

Doktori shprehet se Reanimacioni ku ndodhet i sëmuri është izoluar për të mos infektuar pacientët e tjerë, ndërkohë që këta të fundit janë shpërndarë në dhoma të veçanta për të mos ndërprerë kurimin.

Sipas të dhënave nga spitali i Mushkërive, mësohet se në Reanimacion ndodhet edhe një tjetër i dyshuar që mund të mbart virusin e rrezikshëm.

Ai ka të njëjta simptoma si të 31-vjeçarit nga Durrësi, probleme me frymëmarrjen, por sipas mjekëve për këtë pacient ende nuk kanë dalë analizat.

r.l/f.sh/NOA

KOMENTE