Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Olldashi: Plani urbanistik i Tiranës, ende në sirtarët e bashkisë
English

Olldashi: Plani urbanistik i Tiranës, ende në sirtarët e bashkisë

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 15 Nëntor NOA - Ministri i Transporteve Sokol Olldashi gjatë inspektimit sot të punimeve në rrugën që lidh Cakranin me qytetin e Fierit, ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës duke e cilësuar si një politikan që bën "llafe dhe jo punë konkrete".

Duke iu referuar apelit që kryetari Edi Rama i bëri një ditë më parë qeverisë ku i kërkoi të miratojë sa më parë planin urbanistik,

Olldashi u përgjigj se ky draft qëndron ende në sirtarët e bashkisë.

Sipas Olldashit plani nuk ka mbërritur ende në sekretarinë e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë.

"Kemi parë dje Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, që është modeli politikanëve që bëjnë llafe, të dalë dhe të gënjejë në mënyrë të paturpshme, duke ftuar qeverinë të miratoj planin urbanistik"- u shpreh Olldashi.

Më tej ministri premtoi se "ne jemi të gatshëm ta miratojmë, por së pari duhet të na e dërgojë, sepse vazhdon ta mbaj në sirtar".

Sipas ministrit qeveria e ka të gjithë vullnetin të procedojë me shpejtësi për ta miratuar, në mënyrë që kryeqyteti të mos mbetet i bllokuar sikurse është deri më sot.

"Kryetari i Bashkisë së Tiranës të nisë Planin Urbanistik pranë Sekretarisë Teknike të KRRTRSH-së dhe qeveria do të procedojmë me shpejtësi që t'i japë Planin Rregullues kryeqytetit, në mënyrë që edhe kryeqyteti të funksionojë dhe të mos mbetet i bllokuar sikurse është bërë deri më sot", - deklaroi ministri, ish-rival i Ramës për postin që kreu i PS mban aktualisht.

***

Duke folur për rrugën të cilën sot inspektoi, Olldashi u shpreh i kënaqur që punimet kanë ecur në ritmin e duhur sepse është një rrugë shumë e rëndësishme për zonën, për Cakranin, për fshatrat e kësaj komune si dhe për vetë qytetin e Fierit për lidhjet qe ka me këtë zonë.

Gjithashtu Olldashi u shpreh se investimet në Qarkun e Fierit do të vazhdojnë për të përmirësuar infrastrukturën e këtij qarku, për të përmbushur në këtë mënyrë të gjitha premtimet që i kemi bërë banorëve të kësaj zone, për t'i dhënë brenda mandatit 4-vjeçar një infrastrukturë moderne".

r.l/f.sh/NOA

KOMENTE