Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Balla thirrje qytetarëve: Më 20 nëntor në protestë kundër Berishës
English

Balla thirrje qytetarëve: Më 20 nëntor në protestë kundër Berishës

Tiranë, 16 nëntor NOA - "Nuk ka më asnjë dyshim se objektivi i vetëm i mbajtjes së pushtetit me forcë dhe manipulime nga Sali Berisha, paska qenë përvetësimi dhe shitja e sa më shumë pronave, në interesin e familjes së vet biologjike, të oborrtarëve të tij ministra dhe të sekserëve që qarkullojnë paratë e tij të pista".

Kështu ka deklaruar sot deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili ka shtuar se më datë 20 nëntor është dita që qytetarët duhet t'i tregojnë Berishës se Shqipëria nuk është prona e tij. "Vjedhja e radhës e këtij hajduti pronash dhe trojesh synon të shpronësojë shtresën më të varfër të shoqërisë shqiptare, fshatarët. Sali Berishët kanë bërë gati së fundmi ligjin për tokën e papunuar, që vendos dhënien e tokës së papunuar me të dhjetë. Pra Sali Berisha shumë shpejt do t'i vjedhë tokën e bukës edhe fshatarëve, pasi vodhi votat më 28 qershor, pasi shiti detin, pasi vodhi me ligj tokat në bregdet, pasi familjarët, ministrat dhe këshilltarët e tij legalizuan vilat, pasi shpronësoi si në diktaturë pronarët në Orikum, Lalz, Borsh apo në qendër të Tiranës, Sali Berisha shumë shpejt synon të shpronësojë edhe fshatarët" deklaroi më tej Balla duke shtuar se ndaj më 20 nëntor çdo qytetar shqiptar, i privuar nga vota e lirë, i shpronësuar nga ligjet e Sali Berishës, duhet të jetë bashkë me socialistët, në mbrojtje të demokracisë dhe të pronës. Balla theksoi se Partia Socialiste denoncon me forcë babëzinë e Berishës që kërkon të kthehet në një feudal të shqiptarëve, ndaj u bën thirrje të gjithë njerëzve që nuk duan të jetojnë nën feudin e berishëve të jenë më 20 nëntor në protestë bashkë me ne.

k.k/NOA

Â

KOMENTE