Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy lazaratas me 1 kuintal drogë, luftë me policinë për të trafikuar mallin
English

Dy lazaratas me 1 kuintal drogë, luftë me policinë për të trafikuar "mallin"

Speciale për operacionin antidrogë të koduar "Porosia", detajet si u sulmuan forcat policore

Gjirokastër, 16 nëntor NOA - Operacioni i koduar me emrin "Porosia" që u shoqërua me aventurë mes të dyshuarve dhe policisë dhe dëme materiale, u organizua nga Sektori kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Drejtorinë Qendrore kundër Krimit të Organizuar në Departamentin për Hetimin e Krimit.

Ndjekja dhe arrestimi

Policia tha se ndjekja e të dyshuarve në aksin rrugor Jorgucat-Muzinë, erdhi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e agjentëve të Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar, se një sasi lënde narkotike po transportohej me dy automjete nga Lazarati në drejtim të Sarandës.

Ndaj shërbimet policore organizuan punën dhe në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë mbi fshatin Jorgucat, ngritën shërbimet për të bërë të mundur goditjen e këtij trafiku.

Ata u kapën duke transportuar një sasi prej 93 kg marijuanë me mjetet "Renault Clio" me targë GJ 1222 B dhe "Benz Mercedes" me targë greke IEN 5766. Të arrestuarit janë Mikel Hamza Aliko, 21 vjeç dhe Donald Bexhet Aliko, 20 vjeç, që të dy, banues në Lazarat.

Në momentin e kapjes dy të rinjtë kanë kundërshtuar arrestimin duke goditur mjetet e policisë.

"Automjetet janë afruar në postbllokun e ngritur nga këto shërbime dhe automjeti i parë tip Benz me targa greke IEN 5766, me drejtues 21 vjeçarin Mikel Aliko, lindur dhe banues në fshatin Lazarat, porsa ka parë policinë ka tentuar të largohet me shpejtësi por s'ka mundur pasi automjeti është përplasur me makinë e policisë e cila kishte bllokuar rrugën", i detajuan NOA-s burime policore.

Drejtuesi i automjetit tip "Benz" ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap në drejtim të fushës së lumit Drino.

Por pas disa minutash është kapur nga Specialistët dhe agjentët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar të cilët po e ndiqnin.

Automjeti i dytë tip "Renaut" me targa GJ 1222 B, me drejtues 20-vjeçarin Donald Aliko, edhe ai lindur dhe banues në fshatin Lazarat, i cili lëvizte pas automjetit tip "Benz", ka tentuar të kthehet mbrapsht, por është përplasur me makinën tjetër të policisë e cila ishte vënë në ndjekje të tyre

Policia konfirmoi se drejtuesi i automjetit tip "Renault" është izoluar nga shërbimet agjentët dhe është arrestuar në flagrancë.

Konfirmohet se si pasojë e përplasjes, automjetet e policisë dhe automjetet e të dyshuarve pësuan dëme materiale, pro mësohet se nuk pati të lënduar në njerëz.

Hetimet

Nga hetimi doli se lënda narkotike ishte e destinuar për t'u trafikuar në shtetin grek, por po vazhdojnë hetimet për gjetjen e bashkëpunëtorëve të mundshëm të këtyre shtetasve.

Këqyrja e automjeteve evidentoi se në automjetin tip "Renault", gjendeshin 2 çanta të mëdha shpine, me ngjyrë të zezë, njëra në bagazh dhe tjetra në sediljen e pasme ku brenda tyre kishte marijuanë.

Në secilën çantë kishte nga dy pako të mëdha të mbështjella me letër natriban, ku pesha e tyre rezultoi gjithsej 53 kilogramë.

Në automjetin tip "Benz", në bagazh janë konstatuar 40 pako të mbështjella me letër natriban me peshë një kilogramë secila gjithsej 40 kilogramë, si dhe 2 çanta të mëdha shpine, ngjyrë e zezë, bosh që shërbenin për të futur lëndën narkotike që ishte në bagazhin e "Benzit".

Ndërkohë të dyshuarve iu sekuestruan veç drogës dhe makinave, edhe katër telefona celularë.

Pasi u bë arrestimi në flagrancë i dy të rinjve lazaratas, ata akuzohen për veprën penale të "Trafikut të Lëndëve narkotike".

Por policia thotë se po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të kësaj vepre penale për të kapur dhe çuar para drejtësisë personat e tjerë të implikuar në këtë trafik.

v.d/e.r/NOA

KOMENTE