Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fajon nga Tirana: 2010, vizat hiqen për ju, por na shqetëson mungesa e dialogut politik
English

Fajon nga Tirana: 2010, vizat hiqen për ju, por na shqetëson mungesa e dialogut politik

Tiranë, 16 nëntor, NOA - Nëse gjithçka shkon siç duhet dhe Shqipëria vazhdon rrugën e nisur mbi përmbushjen e kushteve të caktuara nga Bashkimi Evropian për heqjen e vizave, në tetor 2010 të gjithë shqiptarët mund të lëvizin lirshëm në vendet e tij.

Një premtim të tillë e ka bërë sot nga Tirana, vetë europarlamentarja Tanja Fajon, gjatë një fjalimi të mbajtur në konferencën "Regjimi pa viza për Shqipërinë, hapat e fundit", e organizuar nga ministria shqiptare e Punëve të Jashtme.

Por sipas saj, shqetësues mbetet mungesa e dialogut politik në vend, çka e bën Shqipërinë të duket si "delja e zezë" mes vendeve të rajonit.

"Shqipëria ka një mundësi reale që në tetor të vitit 2010 qytetarët e saj të të udhëtojnë pa viza jashtë shtetit, por ajo që më shqetëson është mungesa e dialogut në parlament", tha konkretisht Fajon lidhur me një fakt të tillë.

Sipas saj, duhet të gjendet një zgjidhje sa më parë, për të gjetur një dialog mes palëve në mënyrë që të hiqen vizat sa më parë për qytetarët shqiptarë.

"Gjithashtu, duhet t'i shpallet luftë korrupsionit dhe krimit të organizuar", ishte porosia tjetër që Fajon la në Tiranë për autoritetet vendase.

Ajo bëri me dijeni edhe faktin se në fillim të vitit të ardhshëm, Komisioni Evropian do të bëjë një deklaratë sërish dhe rekomandim për çfarë ka bërë Shqipëria në lidhje me heqjen e vizave.

"E për ta arritur këtë na duhen argumente të mira, prandaj duhet të përshpejtohen hapat për regjimin sa më parë të jetë e mundur", shtoi europarlamentarja sllovene në fjalën e saj.

Ndër të tjera, ajo tha se raporti i saj për liberalizimin e vizave paraqet dëshirën e BE që Shqipëria të mos humbasë më kohë për heqjen e tyre.

"Ne nuk e duam më këtë pasi vendet që asiprojnë integrimin në Bashkimin Evropian nuk duhet të ndahen. Eshtë e vështirë të shohësh të rinjtë e një vendi sesi shohin me zili ata të vendeve të tjera të rajonit, të lëvizin të lirë ndërsa ata jo. Do të doja që çdo njeri të ishte i lirë të udhëtonte dhe të studionte", tha ajo.

Prandaj, përfundoi duke thënë se janë disa procedura që kanë nevojë për disa muaj kohë dhe se qeveria e parlamenti shqiptar duhet të kenë si prioritet plotësimin e tyre për heqjen e vizave.

n.e/NOA

KOMENTE