Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryetari i Bashkisë së Patosit lë LSI dhe bashkohet me PS
English

Kryetari i Bashkisë së Patosit lë LSI dhe bashkohet me PS

Fier, 16 Nëntor NOA - Kryetari i Bashkisë së Patosit Bardhi Meli, ka vendosur të braktisë Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe të bashkohet me Partinë Socialiste.

Pohimin, z. Meli e ka bërë publik pasditen e sotme në protestën e Fierit të opozitës, tubim i cili ende po vazhdon duke sqaruar edhe arsyet pse e la LSI-në:

"Hapja e kutive është një betejë e ndershme, që buron nga e drejta qytetare për të jetuar në një vend demokratik. Pozicioni im është shumë komod, të jem në krah të qeverisë, por jam i bindur se e drejta e qytetarëve është cenuar, është cenuar themeli e demokracisë dhe ndershmërisë, vota e lirë".

Meli deklaroi më tej se "një qeveri e re socialiste në të ardhmen, do jetë angazhimi im maksimal".

Kurse përforcoi lajmin e braktisjes së LSI kur tha se "sot kam vendosur të dorëzoj në këtë shesh pikërisht, të gjitha ofiqet që më lidhin me LSI".

Gjithsesi, Meli nuk bëri të qartë nëse do të lërë dhe postin e kryebashkiakut, që e ka marrë me votim të drejtpërdrejtë në popull, pasi tha se "kam vendosur të dorëzoj të gjitha ofiqet që më lidhin me LSI", parti që edhe e kandidoi për postin e lartë vendor.

e.r/NOA

KOMENTE