Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maqedoni, grabitet trashëgimia kulturore shqiptare para syve të UNESKO-s
English

Maqedoni, grabitet trashëgimia kulturore shqiptare para syve të UNESKO-s

Shkup, 16 nëntor, NOA - Katër libra shkencorë për trashëgiminë kulturore në Maqedoni me të dhëna kontraverse dhe pa asnjë autor shqiptar u promovuan nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës dhe me praninë e drejtorit rajonal të UNESKO-s, Engelbert Ruos. Studiuesit shqiptarë sërish akuzojnë përmes kësaj mbi manipulimet dhe grabitjet e vlerave dhe trungut të trashëgimisë kulturore shqiptare në Maqedoni.

"Lokalitetet Arkeologjike" , "Përmendoret krishtere", "Ohri, trashëgimia botërore" dhe "Përmendoret Osmane" janë veprat shkencore që këto ditë janë promovuar dhe që janë pjesë e njësisë së librave të "Trashëgimisë kulturore maqedonase".

Siç njofton agjencia e lajmeve INA për këto vëllime shkencore kulturore është përkujdesur drejtpërdrejt Ministria e Kulturës e Maqedonisë, e cila është financuese e projektit në bashkëpunim me UNESKO-n.

Siç thuhet nga autorët, me këto libra synohet prezantimi i trashëgimisë kulturore maqedonase në kulturën botërore. Mirëpo, për përkujdesjen e posaçme për botimin e këtyre vëllimeve ka qenë Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nën udhëheqjen e Pasko Kuzmanit, i cili njihet në disa qarqe shkencore dhe kulturore shqiptare si personaliteti kontravers dhe manipulues me faktet historike dhe artefaktet arkeologjike. Në këto vëllime sipërfaqësisht të shtjelluara në asnjë rast nuk përmendet trashëgimia kulturore e kohës ilire apo periudhave të tjera, sidomos periudhës së Dardanisë dhe periudhave më të reja, që mbajnë vulën e trashëgimisë shqiptare.

Gjithë këto të dhëna janë shpalosur para syve të drejtorit rajonal të UNESKO-s, Engelbergt Rous, i cili ka qenë i pranishëm në promovim, dhe ka thënë se është i impresionuar nga këto vepra, sidomos ajo për Ohrin.

"Presë që këto vëllime të kenë ndikimin e vërtetë tek njerëzit që e kultivojnë identitetin, mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe dialogun multikulturor", ka theksuar Rous, duke shtuar se do të jetë i interesuar për tu njohur me trashëgiminë kulturore në Maqedoni. Këto libra u publikuan edhe me mbështetjen e UNESKO-s dhe se ato kohë më parë u promovuan edhe në Panairin e Librit në Frankfurt.

Studjues dhe historian shqiptarë kanë dyshuar dhe kanë bërë thirrje që të ndërpriten këto veprime dhe kjo fushatë e paramenduar aktive e institucioneve aktuale maqedonase për të shtrembëruar faktet dhe dëshmitë historike, në këtë rast edhe me trashëgiminë kulturore, pas skandaleve të bëra me "Enciklopedinë Maqedonase". Nijazi Muhamedi, redaktori i librit më të ri shkencor "Maqedonia shqiptare" që konfirmon të vërtetën historike dhe faktografike shqiptare në Maqedoni ka theksuar se pas "Enciklopedisë Maqedonase" vazhdon fushata maqedonase për zhdukjen e historiografisë shqiptare. Ai qëndrimet e tij i ka shprehur drejtpërdrejt në gazetën "Dnevnik" duke thënë se duhet të ndërpritet grabitje makabre e pasurisë kulturore shqiptare në Maqedoni nga ana e kulturës maqedonase. "Shën Bigori, Shën Naumi dhe shumë kisha të tjera i takojnë trashëgimisë kulturore shqiptare. Ka shumë dokumente që tregojnë se Bigori është pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare. Këto kisha dallojnë nga kishat që janë në pjesët tjera të vendit. Ka shumë dëshmi që sqarojnë se në të gjitha këto kisha janë kryer ritualet në gjuhën shqipe", ka theksuar publicisti dhe kryetari i këshillit redaktues të librit më të ri "Maqedonia shqiptare". Historianët shqiptarë për agjencinë e lajmeve INAÂ kanë theksuar se në të ardhmen do të merren kryesisht me çështjen e shqiptarëve ortodoksë dhe katolikë të konvertuar në maqedonas. Shoqata e Historianëve shqiptarë kërkon që UNESKO të shqyrtojë këto shkelje dhe grabitje, pasi që deklarata universale e kësaj organizate kryesisht respekton dhe përkujdeset për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Ja kush janë autorët

Autorë të katër librave janë hulumtues, arkeologë, historianë të artit si: Aneta Serafimova, Viktorija Popovska, Julia Triçkovska, Mirjana Mashniç, Zoran Pavlov, Radmila Petkova, Pasko Kuzman, Dragan Mitrevski, Dragisha Zdravkovski, Kiro Ristov, Kiril Trajkovski dhe Lençe Jovanova.

NOA-INA

KOMENTE