Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta vlerëson përfundimin e raundit të parë të zgjedhjeve vendore në Kosovë
English

Meta vlerëson përfundimin e raundit të parë të zgjedhjeve vendore në Kosovë

Tiranë, 16 Nëntor NOA - Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet përfundimin me sukses të raundit të parë të zgjedhjeve vendore në Kosovë, mbajtur më 15 nëntor 2009. Këto ishin zgjedhjet e para, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të cilat u organizuan dhe administruan tërësisht nga vetë institucionet e saj.

Si të tilla, ato janë zgjedhje historike, që dëshmuan se proçeset e nisura në Kosovë janë të pakthyeshme dhe se demokracia që po ndërtohet është funksionale.

Me këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme uron qytetarët e Kosovës, faktorin politik dhe institucionet vendore për pjekurinë dhe seriozitetin e treguar në organizimin dhe menaxhimin e suksesshëm të këtyre zgjedhjeve, për klimën paqësore në të cilën ato u zhvilluan, si dhe për rritjen e pjesëmarrjes së votuesve, përfshirë pakicat serbe.

Ministria e Punëve të Jashtme thotë se shpreh bindjen se Kosova e pavarur i ka të gjitha kapacitetet e duhura për t'u ballafaquar me sfidat e reja në rrugën e konsolidimit të shtetit dhe te institucioneve demokratike për realizmin e aspiratave të saj evropiane dhe euroatlantike.

f.sh/NOA

KOMENTE