Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndalohen 4 kosovarë, donin të kalonin kufirin përmes portit të Durrësit me dokumenta false
English

Ndalohen 4 kosovarë, donin të kalonin kufirin përmes portit të Durrësit me dokumenta false

Durrës, 16 nëntor, NOA - Donin të kalonin kufirin shqiptar për të tentuar ikjen drejt Italisë përmes portit të Durrësit me dokumenta false, por janë diktuar nga forcat e policisë të cilat i kanë ndaluar në flagrancë.

Burimet policore të Portit të Durrësit konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se të ndaluarit janë 4 kosovarë, të cilët rezultuan gjatë kontrollit kufitar me dokumenta të dyshimta identifikimi, të cilat janë duke u analizuar nga ekspertët.

Kështu, i pari me të tilla dokumenta ka qenë 33-vjeçari Halim Avdyli, lindur dhe banues në fshatin Ofqarë të Mitrovicës, i cili ka paraqitur në kufi pasaportn kosovare me nr. K00107536, ku ne faqen 7 të saj ndodhej një vizë sllovene me nr. SVN0602057 dhe me kartë identiteti të UNMIK me nr. 172822980, dokumenta këto në emër të Avni Asllanajt, me të cilin kishte ngjashmëri fizike.

Ndërkaq, 18-vjeçari Shaqir Bytyçi, lindur dhe banues në fshatin Arllat të Drenasit, është kapur në flagrancë në terminalin e pasagjereve, duke paraqitur një pasaportë kosovare me nr. K00516784, një leje qëndrimi italiane me nr. ITA14052AD dhe me një ricevutë italiane me nr. 2351041, dokumenta këto në emër të Arbnor Berishës, edhe këto të përdorura për ngjashmëri.

Rasti i tretë ka qenë ai i 17-vjeçarit Ragip Avdija, lindur dhe banues në Gjakovë, i cili ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme duke paraqitur një lejeqëndrimi belge, e cila dyshohet se është e falsifikuar.

Kurse rasti i fundit ka patur të bëjë me 31-vjeçarin Fazli Islami, lindur dhe banues në Skënderaj të Kosovës, i cili ka ndihmuar të kalojnë kufirin dy persona duke u dhënë për udhëtim dokumentat italiane të gruas dhe djalit të tij. Për të gjitha këto raste të kapura në flagrancë, nga forcat kufitare të policisë së Durrësit u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të dokumentave të përdorura prej tyre, ndërsa materialet e përgatitura iu kaluan prokurorisë së Durrësit për vepren penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit", parashikuar nga neni 298/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE