Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandali 6.5 milionë euro, Prifti urdhëron shkarkimin e këshilltarit Belegu
English

Skandali 6.5 milionë euro, Prifti urdhëron shkarkimin e këshilltarit Belegu

Tiranë, 16 Nëntor NOA - Ministri i Ekonomisë, Energjetikës dhe Tregtisë, Dritan Prifti urdhëroi mbrëmjen e sotme shkarkimin e këshilltarit të tij emëruar pak javë më parë, Eduard Belegu.

Lajmi u konfirmua para pak minutash për agjencinë e lajmeve NOA, nga burime zyrtare të METE-s.

Ata saktësuan se "ministri Prifti

u njoh me vendimin e Gjykatës së Rrethit Elbasan per arrestimin e z. Eduard Belegu, keshilltar per minierat, për t'i hapur rrugë hetimeve, urdhëroi lirimin e tij nga detyra".

METE evidenton më tej se "nga njoftimi për shtyp i Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezulton që ndalimi është bërë për veprime te viteve 2004-2007, kur Z. Belegu punonte administrator i një kompanie private.

Ministri thotë se shpreson që organet e drejtësisë të bëjnë detyrën për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje.

f.sh/NOA

Lexoni lajmin mbi skandalin 6.5 milionë euro:

Elbasan, 16 Nëntor NOA - Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka nisur hetimet për drejtuesit e kompanisë DARFO për abuzim ndaj shtetit shqiptar në vlerën 6.5 milionë euro.

Një prej të akuzuarve është biznesmen i njohur dhe një ndër emrat në piramidën drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim (anëtar i KDK të LSI) dhe kandidat për deputet i LSI në zonën nr 86.

Aktualisht, prej pak javësh, Eduard Belegu është dhe këshilltar i ministrit të METE, Dritan Prifti.

Lajmi u dha për agjencinë NOA, nga burime zyrtare të nga Prokurorisë së Përgjithshme të cilat sqaruan se bëhet fjalë për procedimin penal nr 169 datë 16.02.2008, për veprën penale të parashtruar në nenin 135 të Kodit Penal. Veprimet hetimore janë kryer në ngarkim të Eduart Belegu, administrator, Artur Belegu, Tonin Gjonaj, drejtorë dhe Fatos Pengu të gjithë punonjës të kompanisë DARFO.

"Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë shkaktuar një dëm shtetit në shumën prej 6 milion e gjysmë euro gjatë periudhës 2004-2007, kohë në të cilën kanë marrë me koncesion Uzinën e Ferrokromit në Metalurgjikun Elbasan", zyrtarizoi prokuroria.

"Sipas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Rrethit Elbasan ka caktuar masën e arrestit në burg për këta shtetas", detajuan burimet nga Prokuroria e Përgjithshme.

Prokuroria nuk konfirmoi nëse janë ekzekutuar urdhër-arrestet apo ato do të ekzekutohen në orët në vazhdim.

e.r/NOA

KOMENTE