English

Berisha, studentëve: Nuk do të lë të shtohen tarifat në universitetet publike

Tiranë, 17 nëntor NOA - Kryeministri, Sali Berisha mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar me rastin e 17 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare të Studentëve nga Universiteti i Tiranës dhe Këshilli Kombëtar i Studentëve, në ambientet e Teatrit Kombëtar.

Duke e cilësuar këtë ditë si ditën e idealit studentor, Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin që studentët shqiptar kanë dhënë për ndryshimet e mëdha dhe historike në Shqipëri.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, rektorë dhe dekanë të Universiteteve private dhe publike në vend, përfaqësues të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Tetovës, etj.

"Ju kremtoni sot këtë ditë më krenarë se kushdo tjetër për kontributin e madh që ju keni dhënë në historinë e lirisë së kombit tuaj. Unë kam shumë kënaqësi që kremtojmë së bashku. Ndërkohë, Zoti ministër, duhet që të unifikojmë sa më parë diplomat, kudo që ato lëshohen në universitetet shqipfolëse. Praktikat duhet të jenë unike.

 Ne po i unifikojmë ato me të gjithë Evropën, sepse nuk mund të mos ndihemi të kënaqur që, së paku, kremtojnë këtë ditë pasi kemi realizuar dhe kemi shënuar arritje të mëdha dhe historike, së pari në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Në thelbin e tij më të thellë dhe më të fshehtë ideali studentor është ideali evropian" tha sot para studentëve kryeministri.

"Vendimi i djeshëm për të statusin e vendit kandidat për Shqipërinë është vendimi më i rëndësishëm që Evropa ka marrë për këtë komb në tërë historinë e tij. Ju keni dhënë një kontribut të madh edhe në vitin 2005-së edhe në vitin 2009-të, por unë ju garantoj se në çdo gjë do të mbaj parasysh idealet dhe interesat tuaja, sepse ato janë idealet dhe interesat më të mira të kombit. Fakti që ministrat e 27-të vendeve të Bashkimit Evropian në unanimitet aprovuan kërkesën e Shqipërisë dhe i'a kaluan Komisionit për të filluar konsultimet, përbën një zhvillim madhor në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian dhe integrimit të plotë' shtoi më tej Berisha.

Berisha shtoi më tej se është i limtuar që sot janë mbi 120 mijë studentë në universitetet dhe mbi 200 mijë studentë në mbarë universitetet shqiptare, por qeveria sipas tij do të punoj më përkushtimin më të madh që numri i studentëve në Shqipëri të arrijë në 150 mijë dhe 300 mijë në universitete të tjera, duke bashkërenduar gjithë punët me qeverinë e Kosovës dhe me këto tjetër, me qëllim që të mos këtë më të rinj shqiptar që të mos kenë mundësi të ndjekin universitetin.Â

"Së dyti, po vendoset sistemi i Bolonjës, sistemi i Evropës drejt së cilës po shkojmë. Së treti, po liberalizohen vizat dhe kjo është arritje historike, sepse ju do të keni mundësi të trokisni lirshëm në të gjitha universitetet e Evropës.

Dua t'ju them se fee-t nuk i kanë aq të larta sa mendoni. A e keni vënë re që unë refuzoj çdo propozim për shtim të tarifave që vjen nga rektoratet dhe dekanatet? Nuk lejoj asnjë që t'i shtoj tarifat dhe këtë do t'a bëj sërish.

Nuk do të lë të shtohet tarifat në universitetet publike. Por, ju mund të studioni me tarifa të ngjashme edhe në universitetet e vendeve më të zhvilluara. Ky është avantazhi i procesit të integrimit. Ky është avantazhi i konsolidimit të demokracisë në vend dhe ekonomisë së tregut" tha kreu i qeverisë.

k.k/NOA

KOMENTE