Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
I dehuri plagos dy persona ndërsa shkonte te gruaja që ishte ndarë, breshëri me automatik
English

I dehuri plagos dy persona ndërsa shkonte te gruaja që ishte ndarë, breshëri me automatik

Përmet, 17 nëntor, NOA - Në gjendje të dehur, duke shkuar tek shtëpia e gruas me të cilën ishte divorcuar para 6 muajsh, ka plagosur me thikë djalin e xhaxhait të saj si dhe një shokun e tij e më pas ka qëlluar në ajër me breshëri armësh zjarri.

Ky është akti i kryer nga 26-vjeçari Hektor Jonuzi, lindur dhe banues në fshatin Gurë të Përmetit, i shoqëruar me plagosjen e 21-vjeçarit me inicialet A.Ç dhe të një shoku që gjendej rastësisht me të në ato momente, 25-vjeçarit Sokol Rustemi, që të dy banues të këtij fshati.

Lajmi konfirmohet nga burime policore të Gjirokastrës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave ai u komunikua nga një qytetar përmes një telefonate.

Me mbërritjen në fshat të forcave të policisë është konstatuar se telefonata ishte e vërtetë dhe se dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e qytetit Përmet, ku kanë marrë ndihmën e parë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, mësohet se Hektor Jonuzi pas këtij akti është larguar në drejtim të banesës së tij ku ka marrë një armë zjarri tip kallashnikov dhe ka gjuajtur në ajër për disa minuta.

Por në momentin e mbërritjes së forcave të policisë ai e ka fshehur armën e zjarrit në afërsi të banesës duke e mbuluar me gurë tek një ndërtesë që ishte në ndërtim dhe më pas është fshehur.

Por pas rrethimit të vendit, duke evakuar banorët përreth për shkaqe sigurie policia bëri të mundur kapjen dhe arrestimin e tij duke mos ndeshur në rezistencë prej tij.

Gjithashtu , kontrolli ka vijuar më tej për të gjetur armën e ftohtë të krimit si dhe armën e zjarrit me të cilën Jonuzi qëlloi në ajër, mjete të cilat u arritën të sekuestroheshin.

Ndaj tij u krye menjëherë arrestimi në flagrancë dhe rëndojnë veprat penale të "Plagosjes së lehtë", "Armëmbajtjes pa leje" si dhe "Prishje e rendit publik".

n.e/NOA

KOMENTE