Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizja pa viza dhe nocioni surprizë
English

Lëvizja pa viza dhe nocioni surprizë

"Fakti që, lëvizja pa viza e qytetarëve shqiptarë drejt hapësirës Shengen konsiderohet një proces jetik për shoqërinë tonë, nuk përbën më surprizë për askënd"

Nga Ilir Meta*

Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme

Më lejoni t'ju shpreh mirëseardhjen në këtë konferencë, të bashkëorganizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Lëvizja Europiane për Stabilitet dhe Lëvizja Europiane e Shqipërisë. Ky aktivitet synon të mbledhë sëbashku në një debat të hapur, aktorët e drejtpërdrejtë dhe të tjerë të interesuar, në procesin e liberalizimit të vizave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Do të doja që kjo konferencë të shënonte një pikënisje të re, më bashkëpunuese, më angazhuese dhe më frytdhënëse në marrëdhënien tonë me institucionet e pavarura, përfaqësuesit e shoqërisë civile, medias, grupeve të biznesit, studentëve, etj, duke na vendosur të gjithëve nën emëruesin e përbashkët të përshpejtimit të procesit integrues të vendit në Bashkimin Evropian.

Fakti që, lëvizja pa viza e qytetarëve shqiptarë drejt hapësirës Shengen konsiderohet një proces jetik për shoqërinë tonë, nuk përbën më surprizë për askënd. Shqipëria, si një vend që ka përjetuar izolimin më të madh dhe të gjatë nga të gjithë vendet e tjera të bllokut lindor, padyshim ka dhe sensiblitetin më të madh dhe përjetimin më të thellë të çdo procesi, propozimi dhe vendimi që lidhet me liberalizimin e vizave. Besoj se ky kontekst e vetëshpjegon më së mirë pikënisjen e ndryshme që ne patëm me vendet e tjera të rajonit në dialogun për liberalizimin e vizave si dhe arsyen pse për shumicën e qytetarëve shqiptarë, sot, hyrja në Listën e Bardhë Schengen njehsohet me hyrjen në BE!

Në qershor 2003, Samiti i Selanikut sanksionoi vullnetin politik evropian për të liberalizuar sistemin e vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në frymën e këtij angazhimi, BE ofroi fillimisht një marrëveshje për lehtësimin e vizave, e cila është në zbatim që në 1 janar 2008. Po atë vit 2008 u lançua dialogu për liberalizimin e vizave, bazuar në një Udhërrëfyes, që përmbante një axhendë konkrete dhe detyrime të matshme.

Udhërrëfyesi, i cili u dorëzua zyrtarisht në maj 2008, përmban një seri detyrimesh, të organizuar në katër blloqe kryesore: (i) siguria e dokumenteve; (ii) menaxhimi i kufijve, azili, migracioni; (iii) rendi publik dhe siguria; (iv) të drejtat themelore dhe marrëdhëniet me jashtë. Në raundin e vlerësimeve të para në maj 2009, Komisioni Europian konsideroi se Shqipëria kishte bërë progres, por gjithashtu evidentoi disa sektorë ku nevojitej progres i mëtejshëm.

Që nga kjo periudhë, ka patur një angazhim maksimal dhe tërësor për plotësimin e detyrimeve të mbetura nga Udhërrëfyesi. Ky proces është vënë në lëvizje të plotë dhe çdo ditë ka zhvillime të reja, si në miratimin e projekt/ligjeve/strategjive/planeve të veprimit, ashtu edhe në aspektet e zbatimit të plotë të tyre. Të gjitha këto janë reflektuar në raportin përfundimtar të përditësuar, që ne dorëzuam sot pranë Komisionit Evropian.

Pa dashur të ndalem në një përshkrim të detajuar të arritjeve të derisotme, për të cilat do të ketë një prezantim të plotë nga folësit e tjerë në këtë panel, do të përmend vetëm disa nga arritjet kryesore:Â Â

Në Bllokun 1, siguria e dokumenteve, ka një progres spektakolar në numrin e pasaportave biometrike të shpërndara. Deri më 11 nëntor kemi 259 089 aplikime dhe 250 908 pasaporta të shpërndara. Ne jemi të vëmendshëm që çdo aspekt i lidhur me prodhimin dhe shpërndarjen e tyre të jetë sipas të gjitha standardeve dhe praktikave më të mira të punës;

Në Bllokun 2, është konsideruar prioritet i prioriteve çështja e menaxhimit të kufijve, dhe në këtë kontekst, miratimi i Strategjisë së përditësuar dhe planit të veprimit për menaxhimin e integruar të kufirit do të shërbejnë për një menaxhim më efikas të kufirit. Në funksion të këtij qëllimi, arritje shumë të rëndësishme konsiderohen edhe instalimi i sistemit TIMS në të gjitha pikat e kalimit kufitar, lidhja e këtyre të fundit me bazën e të dhënave të Interpol, vendosja e lexuesve optikë të pasaportave biometrike, ngritja e Qendrës Operacionale Detare për kontrollin e kufirit detar dhe një numër masash të tjera që do t'ju serviren në fjalët pasardhëse;

Në Bllokun 3, rendi publik dhe siguria, vend kryesor ka zënë çështja e luftës kundër krimit të organizuar, e cila kërkon jo vetëm vullnet të hekurt politik, tashmë të dëshmuar nga kjo qeveri, por dhe një bashkëpunim dhe bashkëveprim më të gjerë si mes agjencive të zbatimit të ligjit ashtu edhe në marrëdhënie me partnerët tanë. Në këtë kontekst mund të evidentoj miratimin e planit të veprimit për zbatimin e strategjisë kundër krimit të organizuar, miratimi i Strategjisë për luftën kundër krimit financiar, përmirësimi i bashkëpunimit mes agjencive në luftën kundër krimit të organizuar, luftës kundër korrupsionit, trafiqeve dhe drogës; instalimi dhe funksionimi i MEMEX në 12 drejtoritë e policisë në qarqe. Në seancën e ardhshme të Kuvendit do të miratohen dy ligje shumë të rëndësishëm, Ligji për konfiskimet e pasurive të krimit; dhe Ligji për bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar;

Në Bllokun 4, të drejtat themelore, është konsideruar prioritare aspekti i luftës kundër diskriminimit, që përfshin përpjekjet e koordinuara në të gjitha nivelet për t'i adresuar fenomenet e vjetra, por dhe të reja, në shoqërinë shqiptare në formën, përmasën dhe vendosmërinë e duhur. Në këtë kontekst mund t'ju sjell në vëmendje angazhimin e qeverisë në kuadër të Dekadës së Romëve, ku janë hartuar dhe janë tashmë në zbatim si një strategji kombëtare ashtu edhe një plan veprimi me masa konkrete. Sigurisht një element i rëndësishëm i këtij blloku është edhe projektligji i çuar këto ditë në Kuvend për antidiskriminimin, një produkt i angazhimit serioz dhe shumë të përkushtuar të shoqërisë civile.

Përpos të gjithë këtyre përpjekjeve për të hartuar këtë paketë të kompletuar ligjore, nënligjore, strategjish, planveprimesh, rregulloresh, udhëzimesh ne ruajmë të njëjtim ritëm dhe angazhim për të ndjekur dhe siguruar zbatimin efektiv të tyre.

Qeveria do të vazhdojë të monitorojë ecurinë e punës në terren, dhe do të marrë të gjitha masat që ky proces të ruajë dinamikën e tij, përtej liberalizimit të vizave. Aktivizimi i plotë i të gjitha grupeve të punës, deri në nivelin më të lartë të Komitetit Ndërministror për Liberalizimin e Vizave do sigurojë rritjen e shpejtësisë së veprimit dhe reagimit ndaj çdo lloj parregullsie apo problemi që haset. Synimi ynë është që i gjithë ky ushtrim i mirëkoordinuar të kthehet në mentalitet të ri pune, për çdo punonjës të administratës.Â

Tashmë ne jemi në hapat e fundit, sikurse e cilëson qartë edhe titulli i kësaj konference. Jemi të bindur që ky progres thelbësor do të konstatohet dhe nga vetë ekspertët që do të vizitojnë Shqipërinë. Në dhjetor presim misionin e parë vëzhgues për bllokun 1, dhe misionet për blloqet e tjera do të pasojnë në fillim të vitit të ardhshëm. Ne kemi besim se propozimi i Komisionit Evropian do të jetë pro heqjes së vizave me Shqipërinë.Â

Ne nuk kemi qenë të vetëm në këtë projekt, por kemi patur dhe vazhdojmë të kemi përkrahjen, ndihmën, dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të një numri partnerësh.

Në punën e përditshme dhe të ngutshme për të sjellë bazën tonë ligjore në përputhje me standardet e BE, institucionet shqiptare kanë vepruar në koordinim të plotë me Misionet e huaja të asistencës të atashuara pranë tyre.Â

Në dialogun për liberalizimin e vizave ne kemi bashkëpunuar ngushtë me Komisionin Europian, të cilin e falënderoj për ndihmën dhe mbështetjen konstante.

 Një rol shumë të rëndësishëm ka luajtur Parlamenti Europian. Në datë 12 nëntor 2009, u miratua në seancë plenare, raporti i eurodeputetes Tanja Fajon, të cilën, gjej rastin ta falënderoj përzemërsisht për angazhimin e drejtpërdrejtë në eliminimin e sistemit të vizave për të gjitha vendet e rajonit. Në bazë të rezolutës "Fajon" Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina propozohet të hiqen nga lista negative e Rregullores 539/2001 dhe kjo do të jetë efektive sapo Komisioni të konstatojë se janë plotësuar të gjitha detyrimet e mbetura. Ky është një mesazh i fuqishëm politik që tregon se Shqipëria gëzon një mbështetje të gjerë dhe solide.

Gjithashtu, përshëndes propozimin e Komisionit Europian dhe të rezolutës "Fajon" për përfshirjen sa më parë të Kosovës në procesin e dialogut për liberalizimin e vizave.

Liberalizimi i regjimit të vizave është një hap shumë i rëndësishëm në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian, por ai nuk është zëvendësues i qëllimit final, atij të anëtarësimit. Ndaj kalimi së shpejti nga Këshilli i Ministrave të BE të kërkesës sonë anëtarësim, dhe hartimi i Opinionit të Komisionit Europian mbi aplikimin,është gjithashtu një ngjarje shumë e rëndësishme për ne.

Në këtë kuadër do të theksoja se Qeveria është e vendosur të bashkëpunojë me Opozitën, për vetë rolin e pazëvendësueshëm që ajo ka në proceset e integrimit evropian, shoqërinë civile, grupet e interesit, dhe çdo aktor tjetër të interesuar për mbylljen me sukses të procesit të liberalizimit të vizave, si dhe më gjerë, në kuadër të reformave për përgatitjen e vendit për statusin kandidat.Â

(*) Fjala e mbajtur në Konferencën "Regjimi pa viza për Shqipërinë - hapat e fundit"Â

KOMENTE